27 qershor 2019, Shkup – Ligji për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar të qytetarëve hyri në procedurë parlamentare. Me këtë propozim ligj, i cili pritet të zbatohet nga 1 korriku, fillon realizimi i projektit “TVSH-ja ime”, një nga projektet më të rëndësishme të programit zgjedhor dhe të Programit të punës së Qeverisë.

-Propozim ligji ka për qëllim kthimin e një pjese të TVSH-së së paguar tek qytetarët, resprektivisht kthimin e parave tek qytetarët, por në të njëjtën kohë edhe të përmirësohet arkëtimi i të ardhurave tatimore përmes zvogëlimit të evazionit fiskal që rezulton nga moslëshimi i llogarive fiskale, tha zëvendësministrja Shiret Elezi, duke arsyetuar ligjin para deputetëve në Kuvend.

Kthimi i mjeteve në llogaritë e transaksionit të personave fizik do të kryhet pas përfundimit të tremujorit.

Më herët në konferencën për shtyp, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, theksoi se falë kësaj mase një familje katëranëtarëshe do të ketë mundësi t’i kthejë deri më 28.800 denarë në vit në buxhetin familjar.

-Diçka më shumë se një pagë mesatare në vendin tonë, gjegjësisht një pagë plus për çdo familje, theksoi kryeministri Zaev.

Të drejtë të kthimit të tatimit do ketë secili person fizik mbi 15 vjet dhe me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të vlefshëm e njëkohësisht edhe llogari transaksioni aktive dhe të regjistruar në sistemin E-PPD në Drejtorinë e të ardhurave publike.

-Personat fizik do kenë të drejtë të kthimit të 15% nga përllogaritja e tatimit mbi vlerën e shtuar në llogaritë fiskale.  Përveç kësaj, pjesa më e madhe e cila do të kthehet 15% është përllogaritur nga tatimi prej 12.000 denarë dhe bëhet fjalë për një tremujor, informon zëvendësministrja.

Përndryshe e drejta e kthimit të tatimit ka të bëjë për TVSH-në e deklaruar  në llogaritë fiskale për të mirat e blera ose shërbimet e shfrytëzuara.  Kjo nuk mund të realizohet për llogaritë që janë të stonuara, llogaritë fiskale për të cilat jepen vërtetimllogaritë si dhe llogaritë fiskale, ku qarkullimi i përgjithshëm i të mirave të blera dhe shërbimeve tejkalon vlerën prej 30.000 denarë.

E drejta për kthimin e tatimit do të realizohet me regjistrimin e të dhënave të bar-kodit në llogari fiskale përmes softverit aplikativ të Drejtorisë së të ardhurave publike. Llogaria fiskale mund të regjistrohet përmes aplikacionit në afat prej 10 ditësh nga dita e lëshimit të saj, ndërsa ajo mund të regjistrohet vetëm një herë.

Përveç kësaj, ligji i propozuar përcakton një detyrim për lëshuesit e llogarive fiskale për paraqitjen e llogarive fiskale  të stonuara dhe llogaritë stonuese në organin e të ardhurave publikе përmes një aplikacioni celular ose desktop aplikacion.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.