28 dhjetor 2019, Shkup – Nga 1 janari i vitit 2020 të liruara nga dogana do të jenë dërgesat e vogla deri në 90 euro. Me ndryshimet e miratuara të Dekretit, pragu i lirimit nga dogana rritet nga 45 euro të deritanishme. Rritja e pragut është në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, si dhe rritja e vëllimit të e – tregtisë në vend.
Kjo është rezultat i analizës për doganim të dërgesave të vogla , të cilën e zbaton Ministria e Financave.
-Rritet numri i dërgesave të vogla që qytetarët dhe kompanitë i porosisin përmes Internetit, ndërsa me atë rriten edhe sfidat për shtetin dhe kompanitë. Në BE, pragu i dërgesave të vogla është 150 euro. Qytetarët që kthehen nga vendet e huaja nëpërmjet vendkalimit kufitar, munden me vete të marin mallra në vlerë prej 350 euro dhe për to të mos paguajnë detyrimet importuese. Kur flasim për lehtësim të e-tregtisë tejkufitare duhet të meren parasysh të dy anët. Konstante janë kërkesat e qytetarëve për rritje të pragut të vlerës së mallrave që nënshtrohen në lirimin e pagesës së doganës. Nga ana tjetër ka presion të madh nga një kategori e caktuar e qytetarëve të cilët në bazë të privilegjeve të mëdha duan të kryejnë tregti ilegale. Për atë punojmë në përmirësimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit – tha ministrja e Financave Nina Angellovska në promovimin e skanerit për kontroll të dërgesave postare në zyrën doganore Posta në nëntor të këtij viti.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, blerja elektronike në vendin tonë në vitin 2019 është rritur për 14% në 12 muajt e fundit, përkatësisht porositë onlajn janë rritur prej 31.6% në 35.9%. Gjithashtu, këtë vit është rritur edhe përfshirja e amvisërive të cilët përdorin internet për 81.8%.