30 dhjetor, Shkup – Nga 1 janari do të zbatohen ndryshimet e Ligjit për tatimin e të ardhurave personale, me të cilin pezullohet zbatimi i tatimit progresiv për të ardhurat personale. Gjatë 36 muajve të ardhshëm të ardhurat nga puna, të ardhurat nga veprimtaria individuale, të ardhurat nga të drejtat autoriale dhe të ngjashme, si dhe të ardhurat nga shitja e produkteve personale bujqësore do të tatimohen me shkallë prej 10 përqind. Do të pezullohet edhe shkalla prej 15 përqind, që nënkupton se shkalla prej 10 përqind do të zbatohet edhe për tatimin e të ardhurave nga të drejtat e pronësisë industriale, marrje dhe dhënie të qirasë, kapitalit, fitimet kapitale, nga sigurimet dhe të ardhurat tjera.
Ministrja e Financave Nina Angellovska, e cila i paralajmëroi ndryshimet e Ligjit për tatimet e të ardhurave personale, tha se nuk bëhet fjalë për shfuqizimin e tij, dhe se qëndrimi i Qeverisë është se tatimi progresiv mund të përmirësojë shpërndarjen e të ardhurave në sistem dhe të jap efekte të mira shoqërore, me çka do të rezultojë në shoqëri më të zhvilluar dhe me të drejtë.
– Për tu arritur një efekt i tillë, tatimi progresiv duhet të ketë dizajn optimal në qendër të të cilit është amvisëria, të miratohet në proces konsultativ me të gjitha palët e prekura, të ekzistojnë mekanizma efikase për zvogëlimin e ekonomisë gri dhe të ketë besim të përforcuar në institucione, si dhe të vendosen procese efikase dhe efektive me shfrytëzimin e potencialit nga teknologjia, me qëllim të uljes së barrës administrative, që do të shpërndahet të gjithëve – tha atëherë Angellovska.
Vendimi për pezullimin e tatimit progresiv është miratuar në bazë të analizës së një numri më të madh të dhënash, që mundësojnë të nxirret tendenca dhe të sillet konkludim në bazë të paraqitjes elektronike dhe arkëtimit të tatimit të të ardhurave personale. Sipas analizës, të ardhurat të cilat mund të grumbullohen nga tatimi progresiv dhe shkalla më e lartë e të ardhurave personale janë më të vogla për 51.2% në raport me potencialin. Gjithsej të ardhurat e humbura që mund të sigurohen , e që nuk janë siguruar, janë vlerësuar në 6.5 milionë euro, ato janë mjete që buxheti mund ti kishtre, por nuk i ka marrë për shkak të ndryshimit në sjelljen e obliguesve tatimor, tregon analiza.
Prej 1 janarit rritet edhe pragu për TVSH obligues prej një milionë denarë në dy milionë denarë. Me ndshimet në Ligjin për tatim të vlerës së shtuar ndryshohet edhe periudha në të cilën obliguesi është i detyruar të mbetet në sistemin e TVSH-së dhe ai shkurtohet në tre vite nga pesë vitet rrjedhëse. Me këtë, të gjithë personat juridik dhe fizik të cilët në vitin 2019 nuk e tejkaluan pragun e sapovendosur, do të munden vullnetarisht të çregjistrohen nga sistemi.
Prej një janarit shtyhet zbatimi i dy vendimeve tatimore. Nuk do të fillojë tatimimi i përfitimeve kapitale të letrave me vlerë. Vendimi i ri që do të hyjë në fuqi pej vitit 2023 përfshin në tatimimin dhe pjesëmarrjet nga fondet investuese, të cilat me vendimin e deritanishëm ishin lënë anash. Vendosen dy shkallë tatimore, varësisht nda periudha e posedimittë letrave me vlerë dhe pjesëmarrjet, përkatësisht shkalla prej 15 përqind për të gjithë ata të cilët në mënyrë spekulative tregtojnë në tregjet e kapitalit, përkatësisht të njejtat i mbajnë tek ata vetë deri një vit dhe shkalla prej 10 përqind me të cilën do të tatimohen të ardhurat nga fitimet kapitale nga letrat me vlerë dhe pjesëmarrjet e lëshuara nga fondet investuese, të cilat investuesit i ruajnë prej 1 deri 10 vite. Të liruar nga ky tatim do të jenë investuesit afatgjatë të cilët letrat me vlerë dhe pjesëmarrjet e lëshuara nga fondet investuese i ruajnë mbi 10 vite nga dita e shitjes, por edhe letrat me vlerë të përfituara nga oferta iniciale publike, me qëllim të inkurajimit të kompanive për hapje fillestare ndaj opinionit përmes lëshimit të aksioneve me anë të ofertës iniciale publike. Zbatimi i dispozitave nga ligji nuk do të lihet në barrë të qytetarëve dhe tatimi automatikisht do të përllogaritet dhe paguhet në Buxhet.
Prej një janarit të vitit 2020 nuk do të fillojë edhe zbatimi i tatimit të normave të interesit nga depozitet. Vendimi për shtyerje bazohet në nevojën e rirregullimit normativ për njoftim nga ana e bankave dhe kursimoret, si dhe thjeshtësim të administratimit të tatimit. Përveq kësaj, me fillimin e shtyrë të tatimimit të përfitimeve kapitale dhe normave të kursimit, prej vitit 2023 do të barazohet trajtimi i kursimeve me investimin afatgjatë të qytetarëve në tregun e kapitalit.