4 prill 2020, Shkup – Rregullatorët financiarë përforcuan bashkëpunimin në ndjekjen e gjendjeve në sistemin financiar. Edhe në rrethanat të cilat i imponon kriza e koronavirusit, me përkushtimin maksimal të çdo rregullatori në kuadër të kompetencave të tij, në mënyrë të koordinuar do të ruhet stabiliteti financiar. Kjo është porosia të cilën e dhanë guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska, ministrja e Financave Nina Angellovska, kryetarja e Komisionit të letrave me vlerë Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizionin e sigurimit Kërste Shajnoski, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit kapital të financuar pensional Maksud Ali dhe drejtori i Fondit për sigurimin e depozitave Borçe Haxhiev. Ata nënshkruan Memorandum të ri për bashkëpunim ndërinstitucional për shkak të ruajtjes së stabilitetit financiar, i përgatitur gjatë disa muajve të kaluar, në pajtim me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Memorandumi u nënshkrua me qëllim që përmes koordinimit më të madh midis rregullatorëve edhe më tej në kohë dhe në mënyrë efikase të identifikohen rreziqet sistematike dhe në kohë dhe në mënyrë të harmonizuar ndërmerren aktivitete për shkak të parandalimit dhe uljes së ndikimit të tyre mbi sistemin financiar. Me aktivitetet të cilat janë paraparë me memorandumin, rezistenca e sistemit tonë financiar ndaj goditjeve do të përforcohet në mënyrë plotësuese dhe institucionet kompetente me gatishmëri akoma më të madhe do të menaxhojnë me sfidat për sistemin.
Midis tjerash, në pajtim me dispozitat e Memorandumit zhvillohet roli dhe zgjerohet përbërja e Komitetit për stabilitet financiar sipas shembullit të Këshillit Evropian për rreziqe sistematike.
Deri më tani, Komiteti ka qenë i përbërë vetëm nga përfaqësues të Bankës Kombëtare dhe Ministrisë së Financave. Tani e tutje, në punën e Komitetit marrin pjesë të gjithë rregullatorët e sistemit financiar, ndërsa koordinatori i saj kombëtar është Guvernatori i Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska. Në kuadër të Komitetit, do të ketë dy nën-komitete si organe operative – Nënkomiteti për monitorimin e rreziqeve sistematike dhe propozimin e masave makroprudente dhe Nënkomitetit për përgatitjen për menaxhimin e krizave financiare. Për të arritur qëllimet e përcaktuara, për të dhënë rekomandime dhe për të ndërmarrë veprime të duhura, Komiteti do të koordinojë analizën e situatës në sistemin financiar, si dhe rregullativa që mund të kenë ndikim në stabilitetin financiar.
Në periudhën e ardhshme, me përkushtim do të punohet në përforcimin e kornizës makroprudente, për çka, do të qaset edhe ndaj zhvillimit të rregullativës, me ç’rast njëkohësisht do të ndiqen edhe rekomandimet e Programit për vlerësimin e sektorit financiar të Fondit Monetar Financiar dhe Bankës Botërore, të zbatuar në vitin 2017 dhe 2018.