Dokumentin Programi i reformave ekonomike 2023 – 2025, mund ta shkarkoni në vijim:
Si përkrahje për përmirësimin e menaxhimit ekonomik, Bashkimi Evropian (BE) në Strategjinë për zgjerim, të muajit tetor të vitit 2013, ofroi qasje të re të quajtur Semestri Evropian më i Thjeshtësuar, ku vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia janë ftuar nga Komisioni Evropian (KE) që nga muaji tetor i vitit 2014, që t’i përmirësojnë politikat ekonomike dhe ta përforcojnë menaxhimin ekonomik përmes përgatitjes së programeve të reformave ekonomike – PRE.
Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesëmarrëse në këtë proces me të cilin kryhet harmonizimi i politikave ekonomike para anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe për çdo vit përgatit PRE-në, i cili përfshin politika dhe indikatorë makroekonomikë dhe fiskalë, si dhe reforma dhe masa strukturore për përmirësimin e konkurrencës së vendit dhe uljen e shkallës së papunësisë. Përgatitja e PRE-së në nivel qeveritar koordinohet nga Ministria e Financave dhe i dorëzohet KE-së pas miratimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni me datë 31 janar.
Pas dorëzimit të PRE-së në KE, ai vlerësohet përmes misioneve vlerësuese në vend nga KE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe Eurostati. Pastaj fillon dialogu në kuadër të Këshillit të BE-së. Së pari, zhvillohet diskutimi në nivel teknik në kuadër të organeve ndihmëse të Këshillit, si përgatitje për dialogun në kuadër të Këshillit të BE-së, të përfaqësuar nga e ashtuquajtura “trio”, përkatësisht nga presidenca aktuale dhe dy presidencat e njëpasnjëshme, me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve – kandidate për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. Procesi përfundon me miratimin e konkluzioneve të përbashkëta në bazë të vlerësimit të PRE-së dhe jepen rekomandime për përmirësimin e politikës makroekonomike të vendit, menaxhimit me financat publike dhe cilësisë së reformave strukturore (”Policy guidance” – “Udhëzime për politikat”). Vendet kandidate gjatë përgatitjes së PRE-së së ardhshme detyrohen të raportojnë për shkallën e zbatimit të rekomandimeve të vitit të kaluar, ndërsa kjo është në drejtim të plotësimit të kritereve ekonomike për anëtarësim në BE – ekzistimi i ekonomisë funksionale në treg dhe aftësisë për ballafaqim me presionin konkurrues dhe fuqinë e tregut në BE.
Teksti i Programit të reformave ekonomike 2023-2025 u pranua nga Qeveria e RMV-së në mbledhjen e mbajtur më datë 1 shkurt të vitit 2023 dhe po atë ditë u dorëzua zyrtarisht në Komisionin Evropian.
Me vetë përgatitjen e PRE-së si dokument strategjik koherent dhe dërgimin e tij në kohë në KE, konfirmohet kapaciteti i administratës së vendit, në drejtim të koordinimit të politikave ekonomike dhe efikasitetit në punë. PRE-ja është rezultat i përbashkët i disa institucioneve dhe përgatitja e përgjithshme koordinohet nga Ministria e Financave.
PRE-ja është dokument kompleks që përgatitet sipas Udhëzuesit të Komisionit Evropian për përgatitjen e PRE-së nga muaji qershor i vitit 2022. Gjatë përzgjedhjes së reformave strukturore sektoriale kryesore, institucionet i marrin parasysh sfidat dhe problemet në sferat përkatëse, të cilat ndikojnë në rritjen e konkurrencës dhe rritjen ekonomike të vendit, si dhe në krijimin e vendeve të punës. Gjatë përgatitjes së PRE 2023-2025, u morën parasysh shumë dokumente strategjike dhe të tjera:
- Programi i punës së Qeverisë së RMV-së 2022-2024, i publikuar nga Qeveria;
- Strategjia e rishikuar fiskale për periudhën 2023-2025 (me perspektivë deri në vitin 2027)
- Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023;
- Strategjia e rishikuar e menaxhimit me borxhin publik për periudhën 2023-2025 (me perspektivë deri në vitin 2027)
- Strategjia për reformën e sistemit tatimor 2021-2025;
- Plani i qëndrueshmërisë fiskale dhe përkrahjes së rritjes ekonomike për vitin 2022;
- Plani i rritjes së përshpejtuar ekonomike për periudhën 2022-2026;
- Programi nacional për miratimin e legjislacionit të Bashkimit Europian, i publikuar nga SÇE-ja;
- Marrëveshja e stabilizimit dhe asocimit me Komunitetet Europiane dhe vendet e tyre anëtare, e publikuar nga SÇE-ja;
- Programi i reformës së menaxhimit me financat publike për periudhën 2022-2025;
- Strategjia për formalizimin e ekonomisë joformale në RM-në për periudhën 2018-2022, e publikuar nga MPPS-ja në pjesën Dokumente në sferën e marrëdhënieve të punës dhe punësimit;
- Strategjia për shëndetësinë për periudhën 2021-2030;
- Strategjia e zhvillimit të energjetikës;
- Strategjia nacionale e ujërave për periudhën 2012-2042;
- Strategjia nacionale e zhvillimit të qëndrueshëm për periudhën 2009 -2030;
- Strategjia nacionale e transportit,
- Strategjia nacionale e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për periudhën 2018-2023;
- Strategjia e arsimit, me plan aksional për periudhën 2018 -2025, në pjesën Dokumente stategjike;
- Strategjia industriale për periudhën 2018-2027;
- Strategjia nacionale e punësimit për periudhën 2021-2027;
- Programi i rishikuar për reforma në sferën e punësimit dhe politikës sociale për vitin 2022 – ESRP, i publikuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;
- Plani aksional shumëvjeçar i lidhjes ekonomike rajonale të vendeve nga Ballkani Perëndimor
- Raporti i OECD-së – Konkurrenca në Evropën Juglindore: Pasqyra e politikave për vitin 2021;
- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara;
- Strategjia Evropa Juglindore 2030, e publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal;
- Plani i Gjelbër Evropian;
- Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor;
- Agjenda dixhitale;
- Plani ekonomik investues për Ballkanin Perëndimor;
- Rekomandimet nga konkluzionet e përbashkëta të Dialogut ekonomik dhe financiar nga data 24 maj, viti 2022;
- Raporti për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022;
- Raporti i KE-së me vlerësim të Programit të reformave ekonomike për periudhën 2022-2024;
Reformat strukturore sipas sferave në PRE-në për periudhën 2023-2025
A) Reforma për ballafaqimin me tre sfidat kryesore: |
1. Përforcimi i kapitalit njerëzor për zhvillim inkluziv |
Masa 1: Zhvillim i mëtejshëm i sistemit të kualifikimeve |
Masa 2: Rritja e fleksibilitetit dhe sigurisë në tregun e punës |
Masa 3: Përforcimi i sistemit të përfshirjes sociale të personave të kategorive të cenueshme |
Masa 4: Përmirësimi i cilësisë së mbrojtes shëndetësore primare (MSHP) |
2. Nxitja e tranzicionit të gjelbër |
Masa 5: Promovimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë |
Masa 6: Përmirësimi i efikasitetit energjetik |
Masa 7: Vendosja e infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në përputhje me kërkesat e BE-së |
Masa 8: Vendosja e sistemit të integruar dhe financiarisht të vetëqëndrueshëm të menaxhimit me mbeturinat |
3. Përmirësimi i konkurrencës së ndërmarrjeve vendase, integrimi i tyre në zixhirët globalë të vlerës dhe formalizimi i ekonomisë |
Masa 9: Implementimi i Sistemit inteligjent të transportit (SIT) përgjatë Korridorit 10 |
Masa 10: Zgjerimi i gamës së shërbimeve dixhitale të disponueshme në Portalin nacional e-shërbime |
Masa 11: Racionalizimi i shfrytëzimit të detyrimeve parafiskale |
Masa 12: Fondi hibrid i start-up-ve të gjelbra dhe dixhitale dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme inovative |
Masa 13: Përkrahja financiare e sipërmarrësve romë |
Masa 14: Vendosja e sistemit informativ të menaxhimit me ndihmën shtetërore |
Masa 15: Vendosja e mekanizmave për formalizimin e punës joformale në sektorët me përqindje të lartë të punës së paregjistruar |
Masa 16: Përkrahja e zhvillimit të sistemit inovativ eko |
Masa 17: Përforcimi i rregullave tregtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut |
Masa 18: Modernizimi i teknologjive dhe proceseve pas korrjes, në tregtinë me produktet bujqësore të Maqedonisë |
B) Reformat për ballafaqimin me sfidat e tjera |
Masa 19: Vendosja e Sistemit të Integruar Informativ Tatimor (SIIT) në DHP-në |
Më shumë informacione lidhur me Semestrin evropian dhe Menaxhimin ekonomik, sa i përket plotësimit të Kritereve të Kopenhagës, mund t’i gjeni në faqet e internetit në vijim:
https://ec.europa.eu/info/business-economy-euro/economic-and-fiscal-policy-coordination/eu-economic-governance-monitoring-prevention-correction/european-semester_en
dhe
https://neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/enlargement-policy/enhanced-eu-engagement-western-balkans_en
Nga faqja e internetit e Ministrisë së Financave mund t’i shkarkoni të gjitha programet e deritashme të reformave ekonomike dhe programet ekonomike paraaderuese.