Qeveria e miratoi pakon e dytë të masave ekonomike për lehtësimin e pasojave të krizës së shkaktuar nga Kovid-19. Qëllimi është që të mbështetet ekonomia, të ruhen vendet e punës, të ruhet stabiliteti social dhe të ndihmoen qytetarët e prekur nga kjo krizë.
Përkrahje për punëdhënësit për të ruajtur vendet e punës – 14.500 denarë për çdo punëtor për pagesën e pagave për muajin prill dhe maj.
Kushtet e përdorimit të masës:
• të mos paguajnë dividendë, bonuse, shpërblime vjetore, shpërblime të suksesit afarist;
• të kenë së paku 30% ulje të të ardhurave krahasuar me mesataren e vitit të kaluar/mesataren sezonale;
• për muajin për të cilin kërkohet mbështetje, mesatarja e pjesës së pagave më të larta neto në 10% të numrit të të punësuarve, të mos kalojë 120.000 denarë në muaj për punëtor.
Që të aplikohet, duhet:
1. Të plotësohet Kërkesë, të cilën DAP-i, do të publikojë së shpejti, së bashku me një deklaratë se i plotësojnë kërkesat.
2. Kërkesa të dorëzohet përmes sistemit e-tatime të DAP-it deri më datë 5 në muajin aktual, për muajin paraprak.
3. DAP-i do të konfirmojë kërkesën në afat prej 3 ditëve.
E rëndësishme:
• Mbështetja financiare nuk vlen për ata punëtorë që për muajt dhjetor të vitit 2019, janar dhe shkurt të vitit 2020 kanë marrë pagë neto më të lartë se 39.900 denarë.
• Punëdhënësit që do ta shfrytëzojnë këtë masë duhet ta ruajnë numrin e të punësuarve gjatë kohës së aplikimit deri në muajin shtator të vitit 2020.
• Mbështetjen financiare të marrë, nuk do ta kthejnë punëdhënësit që kanë raportuar humbje për vitin 2020. Për të tjerët, kthimi është i limituar deri në 50% nga fitimi, para tatimimit e zmadhuar për shpenzimet tatimore.
Mbështetje për sportistët – 14.500 den. për muajin prill dhe maj
Për të gjithë punëtorët sportivë të punësuar në shoqatat sportive, qeveria do të sigurojë një pagë minimale prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj.
Mbështetje për artistët – 14.500 den. për muajin prill dhe maj
Për artistët e pavarur do të sigurohet një pagë minimale për muajin prill dhe maj, si dhe kontribute nga Ministria e Kulturës.
Kompensim financiar për qytetarët që kanë mbetur pa punë (50% e pagës mesatare të punëtorit)
Për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës, shteti do të paguajë kompensim financiar – pagë mujore, çdo muaj në vlerë prej 50% të pagës mujore mesatare neto dhe më së shumti deri në 80% të pagës mesatare të punëtorit në vend për 24 muajt e fundit, përkatësisht sipas nenit 68 të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë.
Solidaritet dhe kursim: të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar do të marrin pagë minimale në muajin prill dhe maj
Të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar në nivel shtetëror dhe lokal do të marrin pagë minimale neto (llogaritur nga muaji dhjetor i vitit 2019) prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj të vitit 2020.
Heqja e kompensimit për anëtarët e këshillave dhe komisioneve drejtuese dhe mbikëqyrëse gjatë krizës
Kryetarët dhe anëtarët e këshillave dejtuese dhe mbikëqyrëse të institucioneve publike të pushtetit ekzekutiv dhe lokal, si dhe kryetarët dhe anëtarët e këshillave të komunave dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të të krijuara nga pushteti ekzekutiv dhe lokal, të cilët njëkohësisht janë të punësuar, nuk do të marrin asnjë kompensim gjatë krizës. Vendimi do të jetë i vlefshëm derisa qeveria të vendosë për përfundimin e saj.
Kujdes për personat në ekonominë joformale – 7.000 denarë për amvisëri për personat të pa punë
Për ata persona që kanë mbetur pa punë ose ishin pjesë të ekonomisë joformale u ofrohet qasje e shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale për muajin prill dhe maj. Ata do të marrin mesatarisht 7.000 denarë për amvisëri.
Shtyerje e kredive të bankave për 3 deri në 6 muaj
Bankat do t’u ofrojnë personave juridikë kushte më të volitshme siç janë prolongimi i pagesave, riprogramimi, grejs periudhë, normë më të volitshme të interesit, etj., ndërsa për personat fizikë, bankat do t’i shtyejnë pagesat e kësteve nga 3 deri në 6 muaj. Çdo bankë do të marrë vendim në këshillat mbikëqyrëse dhe do t’i njoftojnë klientët e saj, ndërsa disa banka tashmë kanë marrë vendim për shtyerjen e kësteve për 6 muaj.
Ulja e kësteve dhe shpenzimeve të kredive tek shoqëritë financiare dhe kompanitë e lizingut
• Kreditë për personat fizikë duhet të riprogramohen duke ulur këstet për tre muajt e ardhshëm për 70% të këstit dhe me zgjatjen e afatit për pagesë për së paku 90 ditë të maturimit.
• Për personat juridikë do të vendoset në mënyrë individuale, me propozimin e përfitimeve më të përshtatshme, sipas nevojave të kompanive.
• Marrëveshjet e reja të kredive të miratohen me grejs periudhë 3 muajore.
• Me uljen e normës së interesit të paracaktuar ISHT, e cila deri më tani ishte 51%, zvogëlohet për 31%, ndërsa shpenzimet e tjera që i paguajnë shoqëritë kufizohen në 20% të kredisë së aprovuar.
• Ata që do të jenë në gjendje dhe do të vazhdojnë t’i paguajnë këstet të plota, do t’ju ofrohen kushte më të volitshme.
Tetë milionë euro – linjë e re e kredive pa interes deri në vlerë 90.000 euro sipas numrit të punësuarve
Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, përveç 5.7 milionë eurove do të lëshojë edhe 8 milionë euro shtesë kredi shtesë pa interes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat mund t’i shfrytëzojnë kompanitë varësisht nga numri i të punësuarve.
Vlera maksimale e kredisë që do të aprovohet nga dhe shfrytëzuesi i kredisë nuk mund të jetë më e lartë se 5.535.000 denarë (90.000 euro) ndërsa vlera minimale e kredisë nuk mund të jetë më e ulët se 184.500 denarë (3.000 euro). Kompania mund të marrë kredi në vlerë prej:
Shembull: Nëse kompania ka 10 të punësuar: 14.500 den. x 10 x 3 muaj = kredi pa interes prej 435.000 den.
- Afat i pagesës së kredisë deri në 3 vjet me grejs periudhë prej 12 muajve me dedikim të mjeteve qarkulluese. Pagesa tremujore.
- 0% interes dhe pa shpenzime administrimi.
50 milionë euro kredi të lira për kompanitë nga Banka për Zhvillim, ndërsa të plasuara përmes bankave komerciale
Banka për Zhvillim përmes bankave afariste do të ofrojë kredi të lira për ndërmarrjet. Ministria e Financave do të subvencionojë normën e interesit për t’i mundësuar Bankës për Zhvillim të ofrojë kredi me interes 0% për bankat afariste – dhe në këtë mënyrë shfrytëzuesve të kredive do tu ofrohen kredi të volitshme me interes rreth 1.5%.
Krijimi i FONDIT PËR SOLIDARITET KOVID-19
Do të hapet llogari e veçantë në qeveri me dedikim për pranimin e donacioneve nga personat juridikë dhe fizikë që do të kenë mundësi dhe dëshirë të dhurojnë mjete që do të përdoren për të ndihmuar dhe mbështetur menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.
Ndalesë për hapjen e procedurës falimentuese
Pezullohet Ligji për përmbarim
Suspendohet, gjegjësisht pezullohet ligji për përmbarim deri në fund të muajit qershor. Përmbaruesit do të detyrohen të ndalojnë çdo veprim përmbarimi.
Punëdhënësit е debitorëve dhe bartësve të qarkullimit pagesor janë të detyruar të ndalojnë veprimet sipas urdhrave të lëshuar nga përmbaruesit deri në fund të muajit qershor. Kjo nuk do të vlejë vetëm në rastet kur paratë janë depozituar tashmë në llogari të përmbaruesve të cilët do të mund t’i transferojnë paratë e kreditorëve edhe në rastet kur bëhet fjalë për alimentacion për fëmijë tek prindërit e vetëm.
Lirimi nga qiraja për shfrytëzuesit e banesave sociale
Të gjithë shfrytëzuesit e banesave sociale do të lirohen nga pagesa e qirave dhe gjithashtu nga pagesa e qirasë do të lirohen edhe qytetarët dhe firmat qëkanë qira për objekt afarist nga Ndërmarrja për hapësirës banesore dhe afariste.
Shfrytëzimi i detyrueshëm i pjesës së parë të pushimit vjetor për vitin 2020 në sektorin publik
Shfrytëzimi i detyrueshëm i pjesës së parë të pushimit vjetor për vitin 2020, përkatësisht shfrytëzim i detyrueshëm i pjesës së ngelur të pushimit vjetor për vitin 2019 deri në datë 31.05.2020.