8 korrik 2020, Shkup – Republika e Maqedonisë së Veriut ka klimë më të mirë të biznesit në rajon,  ndërsa gjithashtu  në krahasim me vendet tjera ka rreziqe më të vogla fiskale.  Këto, janë poentat kryesore për vendin tonë  në raportin e OECD-së për vendet e Ballkanin Perëndimor (“Government at a glance: Western Ballkans 2020”). Në raport, shënohet se vendi  është lider rajonal në sigurimin e klimës së volitshme të biznesit dhe ka rezultate më të mira  në lidhje me mesataren  e vendeve të OECD-së dhe nga mesatarja e vendeve të OECD-së  të cilat janë anëtare të BE-së.

Gjithashtu, theksohet se  nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor shumë më rrallë përfshihen në dialog  me sektorin privat, me përjashtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila mban dialogje  në bazë të rregullt.

Ministrja e Financave Nina Angellovska, sot ka marrë pjesë në onlajn promocionin e raportit, e cila përpunohet për herë të parë nga OECD dhe përmban  mbi 40 indikatorë të cilët kanë të bëjnë  me administratën publike, financat publike, praktikat buxhetore dhe procedurat, furnizimet publike, qeveri digjitale etj. Angellovska  potencoi se vendin e pret kriza me sistem të shëndoshë financiar dhe borxh shtetëror të stabilizuar, më i ulët për rreth 10 përqind pikë në krahasim  me mesataren  e vendeve të rajonit si dhe krahas krizës, bëhet fjalë për reformat sipas Strategjisë për reforma në financat publike. Ajo potencoi edhe se masat  për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga COVID-19 janë disenjuar  me shumë kujdes, në mënyrë të targetuar dhe me qëllime të qarta dhe efekte të pritura për ta dhënë efektin maksimal me resurset e kufizuara,  duke udhëhequr llogari për hapësirën fiskale.

– Dizejnuam 3 pako të mëdha të masave antikrizë të cilat përfshijnë  lehtësime tatimore, subvencione të pagave, vauçerë dhe kartela pagesore të cilat e mbështesin  konsumin privat, mbështetje financiare për investimet dhe  konkurencën etj. Këto masa  luajtën rol të rëndësishëm  në ballafaqimin me krizën, ndërsa sërish arritëm të mbajmë hapësirë fiskale nëse lind nevoja për  intervenime plotësues – tha Angellovska.

Ajo theksoi se në ndërkohë Ministria e Financave ka progres të rëndësishëm në përforcimin e  transparencës përmes mjeteve të reja që ishin publikuar në periudhën e fundit, si dhe në përgatitjen e Ligjit të ri për buxhete dhe specifikim teknik të sistemit të integruar të menaxhimit me financat publike i cili do të vendosë reformim të tërësishëm dhe modernizim të proceseve  në menaxhimin me financat publike.

Në prezantim ka marrë pjesë edhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, ministrat e Financave nga vendet tjera të përfshira në raport, përfaqësues nga Drejtoria  për zgjerim të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues tjerë të lartë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.