19 mars 2020, Shkup – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministren e Financave Nina Angellovska, drejtorin e Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski realizuan takim pune me përfaqësuesit e kompanive më të mëdha ushqimore në vend.
Në takim u diskutua për masat e Qeverisë për ballafaqimin me efektet e Koronavirusit, si dhe rezervat ushqimore të cilat aktualisht i disponojnë kompanitë ushqimore, si dhe problemet me të cilat përballen ato në procesin e punës.
Ministri Bekteshi informoi se paketa qeveritare e masave që u paralajmërua dje janë vetëm fillimi dhe se resori ekonomik i Qeverisë do të jetë në komunikim intensiv me sektorin e biznesit për tu dal në mbështetje në kushtet e krizës.
-Sot së bashku me përfaqësuesit e kompanive më të mëdha ushqimore në vend diskutuam për situatën sa I përket rezervave ushqimore. Aktualisht ka mjaftueshëm ushqim për të gjithë qytetarët. Konkludojmë se aktualisht jemi të pajisur me produkte ushqimore bazë për disa muaj. Problemi i vetëm me të cilin përballemi aktualisht është furnizimi i lëndëve të para të importuara. Sipas kërkesave të tyre, Ministria e Ekonomisë së bashku me Ministrinë e Financave do të bëjnë një listë sot dhe nesër dhe do të marrin një vendim për të përjashtuar detyrimet e caktuara për produkte të caktuara – theksoi ministri.
Sipas tij, qëllimi i masave të tilla është të ndikojnë që të mos rriten çmimet për produkte të caktuara, madje të bëhet presion që çmimet e caktuara të ulen.
-Jemi duke punuar shumë, nuk ka vend për panik, ka ushqim për të gjithë, ka rezerva, duhet të jemi të kujdesshëm për të tejkaluar krizën në mënyrën më të mirë të mundshme – theksoi ministri.
Ministrja e Financave theksoi se paketa e masave do të synojë rritjen e likuiditetit të firmave dhe ruajtjen e vendeve të punës, resprektivisht përmes huave pa interes përmes Bankës për Zhvillim, shtyrjen e avansit të tatimit mbi fitimin dhe subvencionimin e 50% të kontributeve. Ajo gjithashtu shtoi se sot Komiteti i Stabilitetit me Bankën Popullore do të flitet për mënyrën e zbatimit të masës për rishikimin e borxheve të qytetarëve dhe firmave, në mënyrë që pasi të mbarojë moratoriumi i pagesës, ato nuk do të jenë një barrë e madhe.
-Ministria e Financave do të bëjë përpjekje për kthim sa më të shpejtë të TVSH-së, në mënyrë që të mbrojë dhe të rrisë likuiditetin. Tashmë për këtë muaj, janë paguar 1.6 miliardë denarë TVSH, këtë javë ka edhe porosi të reja dhe ne do të vazhdojmë të realizojmë me kohë kthimet TVSH-së, të cilat aktualisht janë të nevojshme për likuiditetin e ekonomisë – tha Angellovska.
Drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski tha se po punohet intensivisht për të siguruar një fluks të qetë të mallrave, jo vetëm me vendet e rajonit të CEFTA-s, por edhe brenda Bashkimit Evropian.
– Mund të konfirmoj që kapacitetet tona janë plotësisht në dispozicion dhe ne do të sigurojmë qarkullim të plotë të mallrave. Problemi i vetëm është aspekti epidemiologjik për shoferët që hyjnë dhe dalin nga vendi duke transportuar mallra. Gjatë ditës së kaluar së bashku me Inspektoratit Sanitar të Shëndetit, kemi marrë licencat për shoferët me çka deklaratat që shoferët nënshkruajnë për karantinë nëse ata vetë kanë leje për dalje nga vendi të shpallen të pavlefshme, kështu që shpresoj që kjo leje të bëhet rutinë dhe kamionët të kalojnë lirshëm dhe qarkullimi i mallrave do të përshpejtohet – tha Tanaskoski.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunoski edhe një herë paralajmëroi se objektivi i kontrolleve të inspektimit do të jenë kompanitë dhe qendrat tregtare që nuk respektojnë vendimet e Qeverisë.
-Jemi duke ekzekutuar vendimet e Qeverisë e vetmja gjë që mund të them është se qytetarët nuk duhet të bëjnë panik në lidhje me rritjen e çmimeve, tregtarët kanë siguruar që nuk do të rrisin çmimet, ndërsa sot edhe sektori i ushqimit deklaroi se nuk do të rrisë çmimet – potencoi ai. Gjorgji Petrushev, përfaqësues i industrisë ushqimore bujqësore, theksoi se e gjithë industria ushqimore është mobilizuar maksimalisht.
-Jemi të përqendruar në atë se si të vazhdojmë prodhimin, të gjithë kemi mjaft rezerva. Tani është e rëndësishme t’i shërbejmë vendit dhe konsumatorëve. Nuk ka nevojë për panik lidhur me blerjen e ushqimit. Ka mjaft ushqim për të gjithë. Nëse të gjithë shkojmë në tregje dhe bëjmë panik kjo vetëm do të na dëmtojë. Nëse grumbullojmë tepër për dy, tre ose katër javë, askush nuk do të ketë as për dy ditë – potencoi Petrushev.
Ai theksoi se tani është koha për mirëkuptim, solidaritet dhe jo vetëm për veten, por për të gjithë komunitetin.
-Problemi i vetëm që kemi është se si të sigurojmë importin e lëndëve të para që janë përbërës të importit, dhe që tashmë është duke u zhvilluar, tha Petrushev.