2 korrik 2019, Shkup – Nuk ka huamarrje të re neto me ankandin e sotëm. Domethënë, në ankandin e letrave shtetërore me vlerë janë shënuar 620 milionë denarë (10.1 milionë euro), nga të cilat e njejta vlerë do të kthehet nesër, përkatësisht 620 milionë denarë (10.1 milionë euro) në bazë të letrave shtetërore me vlerë të lëshuara dhe të maturuara më parë për pagesë.
Në ankand janë shënuar bonot e thesarit 12 mujore pa klauzolë devizore në vlerë prej 620 milionë denarë me normë interesi prej 0.80%.
Nga ana tjetër, letrat shtetërore me vlerë të lëshuara më parë që do të paguhen nesër janë bonot e thesarit 12 mujore pa klauzolë devizore në vlerë prej 620 milionë denarë me normë interesi prej 1%.
Gjatë muajit korrik, në bazë të letrave shtetërore me vlerë të lëshuara më parë maturojnë për pagesë 620 milionë denarë ose 10.1 milionë euro.