21 shkurt 2023, Shkup – Ministria e Financave është e gatshme që të hyjë menjëherë në tregun ndërkombëtar me emetimin e euroobligacionit, sapo të përfundojë në Kuvend procedura e përzgjedhjes së ministrit të Drejtësisë. Pres që ankandi i ardhshëm të jetë i suksesshëm. Pas këtij procesi qëndron konsorciumi i bankave me të cilat vendi ka emetuar me sukses euroobligacionin 20 vite dhe ekziston interes për pjesëmarrje të sërishme nga investitorët që morën pjesë në ankandin e 9 të marsit. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në emisionin 24 Analiza.
Ankandi i përsëritur, siç theksoi ministri nuk shkakton kosto financiare sepse është në kuadër të marrëveshjes që ka vendi ynë me konsorciumin bankar, që në këtë proces na ndjekin 20 vite.
“Pas përzgjedhjes së ministrit të ri të Drejtësisë, ne jemi përgatitur të marrim pjesë në treg në ditën e nesërme, varësisht nga vlerësimet e bankave të cilat do të tregojnë se cilat pozicionet janë të duhura. Edhe transaksioni i ardhshëm do të zhvillohet me sukses. Investitorët treguan interes që të aplikojnë sërish. Ne emetojmë produkt të njohur, nuk vonojmë me pagesat dhe ky fakt është i njohur për ata. Nuk ekzistojnë kosto të reja për përsëritjen e procedurës, ndërsa interesi përcaktohet nga tregu”, theksoi ministri Besimi.
Ai thekson se norma e interesit do të përcaktohet edhe nga vlera me të cilën do të emetohet euroobligacioni. “Ne kishim limitin maksimal prej 800 milionë eurove dhe vendosëm të emetojmë euroobligacion prej 600 milionë eurove për t’i paguar detyrimet ndaj vendeve të jashtme, përkatësisht euroobligacionin që maturon në muajin qershor prej 450 milionë eurove dhe interesin për të prej rreth 30 milionë eurove, si dhe huatë e tjera që maturohen ndaj vendeve të jashtme. Ideja ishte me atë që do ta sigurojmë përmes euroobligacionit, ta paguajmë atë që e kemi detyrim ndaj vendeve të jashtme. Nëse interesi është mbi 7% ose më shumë, atëherë mund të shqyrtohet edhe mundësia që të emetohet euroobligacioni vetëm prej 500 milionë eurove, pastaj, gjatë vitit të shqyrtohen përsëri kushtet, nëse interesi mund të jetë më i favorshëm, sepse pritet që në gjysmën e dytë të vitit inflacioni të ulet ndërsa rritja të përshpejtohet, megjithatë kemi shumë pasiguri dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në Ukrainë“, theksoi ministri Besimi.
Duke sqaruar procedurën përtë cilën do të përsëritet ankandi për emetimin e euroobligacionit, tha se ky është mësim për të ardhmen dhe paralajmëroi se do të propozohen ndryshime ligjore, me të cilat mendimi nuk do të nënshkruhet vetëm nga ministri i Drejtësisë, por që mund të nënshkruhet edhe nga një anëtar tjetër i Qeverisë.