|

3 shkurt 2023, Shkup – Synimi për rritjen e pagave të të punësuarve në Ministrinë e Financave ishte personalisht i imi, ndërsa nisma ishte e udhëheqësisë së institucionit dhe ne qëndrojmë në atë synim, por këtë do ta kërkojmë përmes zgjidhjes sistemike ose dispozitës që nuk do të ketë asnjë dilemë për interpretim ligjor, thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Mbetem në synimin që të punësuarit, puna e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me çështjet buxhetore, dhe ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme, të kenë pagë trefish më të larta dhe kjo duhet të zgjidhet.

Ideja ka qenë në kuadër të Ligjit të Buxheteve, sepse i referohet asaj sfere dhe atje të jepet një mundësi e tillë, por në pikëpamje ligjore në kohën kur duhej zbatuar dhe të bëhen përllogaritjet për pagesë, ka pasur interpretime të ndryshme dhe lamë hapësirë, ​​në vend që të paguhet paga dhe pastaj punëtorët ta kthejnë atë, të konstatohet se cila është gjendja reale”, theksoi Besimi.

Ai shtoi se çdo i punësuar do të marrë atë që i takon sipas ligjit dhe se nuk është qëllimi që t’i merret dikujt diçka, përkundrazi, thotë ministri, kjo çështje nuk ka qenë rezultat i disa negociatave, as me të punësuarit e Ministrisë së Financave, as me sindikatat, kjo ishte nisma ime personale dhe e udhëheqjes së ministrisë sepse realisht pamë nevojën dhe presionin e tregut të punës.

“Nuk ka asnjë dilemë se e drejta e të punësuarve do të realizohet dhe se ky ishte synimi ynë si udhëheqës të Ministrisë së Financave, me qëllim që të përkufizohet se në raport me ministritë e tjera, Ministria e Financave është përkrahje për të gjitha institucionet në kuadër të Qeverisë së RMV-së dhe për funksionimin e tyre të pandërprerë. Prandaj, kërkojmë zgjidhje sistemike, siç u bë në vitin e kaluar me zgjidhjen e çështjes së pagës minimale dhe pensionistëve, si dhe me Ligjin e Administratës Publike” theksoi ministri Besimi.

Ministri Besimi, sqaroi se me këtë zgjidhje sistemike, paga minimale prej muajit mars do të rritet dhe e gjithë kjo është paraparë me Buxhetin e vitit 2023.

Kjo nënkupton se me harmonizimin sipas kritereve të përcaktuara, paga e të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore do të rritet për rreth 2200 denarë. Që do të thotë se paga e këshilltarit shtetëror që është 39.000 denarë do të ketë rritje për 5%, ndërsa te të tjerët edhe më shumë.

Kjo vlen për të gjithë të punësuarit, jo vetëm për të punësuarit e Ministrisë së Financave, ndërsa me rëndësi është që në sektorin publik nuk do të ketë të punësuar që do të marrin pagë nën pagën minimale”, sqaroi ministri Besimi dhe shtoi se viteve të fundit kishte disa rritje të pagave në fusha të ndryshme, siç janë: shëndetësia, MPB-ja, armata dhe institucionet e tjera, ku gjyqësori dhe prokuroria kishin rritje për 15%, arsimi për 15%, arsim i lartë për 8% dhe 7%, si dhe për tri vite radhazi inspektoriatet kishin rritje nga 10%.

Ministri sqaroi se zgjidhja sistemike kërkohet përmes ligjit të ri, në të cilin punojnë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Financave ose përmes intervenimit shtesë në Ligjin e Buxheteve, sepse me këtë zgjidhje do të mbrohet standardi i qytetarëve dhe integriteti i të punësuarëve në sektorin publik.

Comments are closed.