28 prill 2023, Delphi – Ballkani i hapur është nismë që tashmë po tregon përfitime ekonomike për vendet pjesëmarrëse në të. Shifrat tregojnë rritje të shkëmbimit tregtar, janë thjeshtësuar procedurat e kalimit të kufirit, janë vendosur korsi të gjelbra për lëvizjen e produkteve bujqësore dhe ushqimore etj. Këtë e theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, i cili po merr pjesë në Forumin e tetë ekonomik Delphi në Greqi.
“Ballkani i Hapur nuk është nismë politike, por është nisëm ekonomike e bazuar në katër liritë themelore mbi të cilat bazohet BE-ja, por nuk është edhe zëvendësim i BE-së, por është nxitje për integrim më të shpejtë të rajonit në Bashkimin Evropian. Prandaj, duke u nisur nga qëllimi i përbashkët për të cilin po përpiqemi, anëtarësimi i plotë në BE, nisëm këtë nismë që përshpejton reformat dhe i bën vendet më të përgatitura për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha zëvendësministri i Financave.
Nikolloski theksoi se rritja e tregtisë ndërmjet dy vendeve është e dukshme, duke ndarë të dhëna se nga fillimi i vitit shkëmbimi i përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë me Serbinë dhe Shqipërinë është rritur për më shumë se 30%, përkatësisht 32.9% dhe 32.8%.
“Nisma është autentike, e bazuar në mirëbesim, vullnet të mirë dhe marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet tre vendeve tona, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Nisur nga kjo, ajo që kemi bërë deri më tani së bashku dhe nga e cila përfitojnë qytetarët dhe kompanitë është vendosja e korsive të gjelbra në pikat kufitare, në mënyrë që lëvizja e produkteve bujqësore dhe ushqimore të bëhet më shpejt dhe të kryhen kontrollet 24 orë në ditë, me ç’rast janë vendosur procedura të reja për kontrollin kufitar One stop shop, përkatësisht kalimi i kufirit me një ndalesë, në fazën përfundimtare është përgatitja e vendosjes së sistemit të vetëm elektronik për pagesën e taksës rrugore, si dhe aktivizimi i numrit të identifikimit për qytetarët e “Ballkanit të Hapur” (BA numri ID), që do t’i lejojë qytetarët të punojnë pa probleme në sektorin privat në cilindo nga këto tre vende, pa nostrifikimin e diplomës, duke mos pritur leje të ndryshme dhe pa barriera të tjera administrative“, tha Nikolloski, duke shtuar se kanë filluar aktivitetet edhe për përfitime të tjera, përfshirë edhe memorandumin e nënshkruar për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor, që ka për qëllim lidhjen e rajonit, luftën e përbashkët kundër evazionit fiskal, si dhe aplikimin e metodave të avancuara për arkëtimin e të hyrave, transferimin e njohurive dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira. Po punohet edhe në disa projekte për tërheqjen e investimeve, në fushën e turizmit, kulturës, arsimit etj.
Nisma “Ballkani i Hapur”, siç bëri me dije zëvendësministri, është mirëpritur edhe në kushtet e fatkeqësive natyrore dhe aksidenteve, si dhe në kushtet e krizës, siç është ajo aktuale. Kështu që vendi ynë u ndihmua në përballjen me zjarret gjatë verës së vitit 2021, ndërsa në lidhje me përballimin me krizën energjetike, u formuan grupe pune të përziera për të siguruar ndihmën e ndërsjellë të tre vendeve në furnizimin me ushqime, energji elektrike ose resurse energjetike.
“Ballkani i Hapur” sipas Nikollovskit është mundësi e përbashkët për një të ardhme më të mirë. Realizimi i projekteve të “Ballkanit të Hapur”, siç tha ai, nënkupton jetesë më të mirë për qytetarët dhe institucione më cilësore.
“Forumi ekonomik Delphi”, zhvillohet nga data 26 deri më 29 prill 2023 në qytetin antik Delphi, Greqi. Konferenca vjetore fokusohet edhe në çrregullimin gjeopolitik, klimën dhe mjedisin jetësor, ekonominë dhe financat e qëndrueshme, inkluzionin social dhe avancimin teknologjik.