17 qershor 2026, Shkup – Akademia e Financave Publike më 16 qershor 2026 realizoi trajnimin me temë “Menaxhimi i risqeve”. Trajnimi ishte paraparë në Programin vjetor të trajnimeve për vitin 2026 dhe u dedikua për të punësuarit në sektorin publik, duke përfshirë koordinatorët e risqeve strategjike dhe operative, udhëheqësit e njësive organizative dhe revizorët e brendshëm. Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të kuptojnë në mënyrë të detajuar aspektet metodologjike të procesit të menaxhimit të risqeve dhe të aftësohen për zbatimin efikas të të gjitha fazave të Metodologjisë së menaxhimit të risqeve në subjektet e sektorit publik.
Trajnimi u realizua nga ndihmësudhëheqësi i Sektorit të Harmonizimit Qendror të Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik, eksperti me përvojë Besar Dehari, duke përdorur qasje interaktive, prezantime, diskutime në grupe dhe studime të rasteve.
Trajnimi kontribuoi në avancimin e njohurive teorike dhe aftësive praktike të pjesëmarrësve, në përforcimin e ndërgjegjësimit për rëndësinë e procesit të menaxhimit të risqeve dhe në përmirësimin e kapaciteteve të sektorit publik për t’u përballur në mënyrë efikase dhe në kohë me risqet.
Ministria e Financave, përmes Sektorit – Akademia e Financa Publike, mbetet e përkushtuar ndaj edukimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të të punësuarve në sektorin publik, me qëllim përmirësimin e cilësisë së menaxhimit të financave publike dhe të proceseve në institucionet publike