EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Trajnim lidhur me menaxhimin e riskut për nëpunësit udhëheqës në Ministrinë e Financave

Trajnim lidhur me menaxhimin e riskut për nëpunësit udhëheqës në Ministrinë e Financave

19 Maj 2026, Shkup – Sot, në Ministrinë e Financave, Sektori i Akademisë së Financave Publike organizoi trajnim me temën “Menaxhimi i riskut” i destinuar për nëpunësit udhëheqës në Ministrinë e Financave.

Trajnimi u realizua me qëllim përmirësimin e njohurive të punonjësve në Ministrinë e Financave rreth procesit të menaxhimit të riskut, si dhe përforcimin e rolit të tyre në krijimin dhe zbatimin e sistemit të kontrolleve të brendshme financiare në sektorin publik.

Në këtë trajnim mori pjesë edhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Financave, dr. Andriana Matlioska, e cila theksoi rëndësinë e qasjes sistemike ndaj menaxhimit të riskut dhe përforcimin e vazhdueshëm të kapacitetit institucional.

 Në kuadër të trajnimit u trajtuan disa tema të rëndësishme, duke përfshirë:

 • aspektet metodologjike të menaxhimit të risqeve;

• ndërlidhja e menaxhimit të risqeve me planifikimin strategjik dhe llogaridhënien udhëheqëse;

•shembuj praktikë dhe praktika të mira në procesin e menaxhimit të risqeve;

• risitë në rregullativën ligjore dhe aspektet kyçe të kontrolleve të brendshme financiare në sektorin publik;

• detyrat dhe përgjegjësitë e pjesëmarrësve në procesin e menaxhimit të risqeve.

Trajnimin e udhëhoqi dr. Mite Mitevski, udhëheqës i Sektorit Qendror i Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik, i cili përmes shembujve praktikë dhe diskutimit interaktiv i sqaroi aspektet kyçe të menaxhimit bashkëkohor të risqeve.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të inkuadroheshin në mënyrë aktive në diskutime, të shkëmbenin përvoja dhe të merrnin përgjigje për pyetjet që lidheshin me zbatimin e sistemit të menaxhimit të riskut në punën e përditshme.

Ministria e Financave do të vazhdojë të organizojë trajnime dhe aktivitete profesionale që synojnë përforcimin e kapaciteteve të administratës publike dhe përmirësimin e sistemit të financave publike.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu