EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në Malin e Zi në Takimin vjetor të BD-së të CEF-it - Maqedonia merr kryesimin nga Mali i Zi

Dimitrieska-Koçoska në vizitë pune në Malin e Zi në Takimin vjetor të BD-së të CEF-it - Maqedonia merr kryesimin nga Mali i Zi

Nga sot deri më 23 qershor, Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska do të jetë në vizitë pune në Malin e Zi, ku do të marrë pjesë në Takimin vjetor të Bordit të Drejtorëve të Qendrës së Zhvillimit të Financave - CEF.
Në suaza të këtij takimi, Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Financave, do të marrë për herë të parë kryesimin e CEF-it nga Ministria e Financave e Malit të Zi. Kryesimi do të zgjasë për periudhën e ardhshme njëvjeçare.
Gjatë vizitës, ministrja Dimitrieska-Koçoska do të takohet edhe me ministrin e Financave të Malit të Zi, Novica Vukoviç, me ç’rast do të diskutojnë për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e financave publike.

CEF-i është organizatë rajonale që ofron përkrahje në zhvillimin e kapaciteteve të menaxhimit të financave publike, politikën dhe administrimin tatimor si dhe bankën qendrore përmes trajnimeve, seminareve dhe programeve me zbatim praktik.
Maqedonia ka bashkëpunim afatgjatë me këtë institucion, veçanërisht në kuadër të Akademisë së Financave Publike, përmes së cilës realizohen me sukses programe për edukimin dhe përmirësimin e sektorit publik.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu