EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska: Euroobligacioni po përgatitet për vitin e ardhshëm

Dimitrieska-Koçoska: Euroobligacioni po përgatitet për vitin e ardhshëm

Lidhur me stabilitetin fiskal, Ministria e Financave tashmë po punon në përgatitjet e emetimit të euroobligacionit të ri vitin e ardhshëm, me qëllim të sigurimit të mjeteve për servisimin e euroobligacionit që maturon në vitin 2026 në vlerë prej 700 milionë eurosh, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e ftuar në një intervistë për Televizionin Sitel.

“Kjo do të jetë vlerë më e madhe se 700 milionë euro, sepse do ta financojmë edhe një pjesë të deficitit të mundshëm buxhetor për vitin 2026 nëpërmjet euroobligacionit. Pjesën më të madhe të Buxhetit për vitin 2025 e financuam nëpërmjet bankave vendore, por tani është koha t’i drejtohemi tregjeve financiare ndërkombëtare”, nënvizoi ministrja.

Lidhur me zbatimin e projektit të ndërtimit të linjës së shpejtë hekurudhore, ministrja tha se nuk është planifikuar tërheqje mjetesh për këtë vit apo për vitin tjetër.

“Besoj se do të marrim oferta adekuate nga institucionet financiare ndërkombëtare. Pastaj do të ketë analizë të ofertave, e më tej do të vijojë Ligji i Huamarrjes dhe gjithashtu do të kemi zgjedhje. Me informacionet që kemi nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, pagesat e para do të jenë në vitin 2027”, potencoi Dimitrieska-Koçoska.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu