12 shtator 2025, Zagreb – Delegacioni i Ministrisë së Financave i udhëhequr nga sekretarja shtetërore dr. Andriana Matlioska, në kuadër të vizitës dyditore të punës në Republikën e Kroacisë, mbajti takim me ministrin e Financave të Republikës së Kroacisë, Marko Primorac.
Gjatë takimit u fol për përforcimin e bashkëpunimit në tregjet financiare, me theks të veçantë në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave të cilat mund ta përkrahin strategjinë e zhvillimit të Maqedonisë.
Në suaza të vizitës, delegacioni maqedonas u takua me disa institucione, respektivisht me Ministrinë e Financave të Republikës së Kroacisë, Bursën e Zagrebit, Agjencinë Financiare (FINA) dhe Depozitarin Qendror të Letrave me Vlerë (DQLV). Qëllimi kryesor ishte njohja me infrastrukturën e tregut kroat dhe identifikimi i modeleve të zbatueshme në drejtim të zhvillimit të tregut efikas dhe transparent të kapitalit në Maqedoni.
Vëmendje e veçantë iu kushtua përvojës së Kroacisë me angazhimin e qytetarëve përmes emetimit të fletobligacioneve shtetërore që është shembull i suksesshëm i nxitjes së pjesëmarrjes publike në tregun e kapitalit.
Hapat e ardhshëm sa i përket bashkëpunimit do të përfshijnë punëtori shtesë dhe përkrahje profesionale për zhvillimin e tregut financiar modern të arritshëm për qytetarët në Maqedoni.