18 shtator 2025, Shkup - Më 16, 17 dhe 18 shtator të vitit 2025, u mbajt me sukses trajnimi me temë: “Buxhetimi programor”, i organizuar nga Sektori i Akademisë së Financave Publike në Ministrinë e Financave dhe me përkrahjen e Zyrës së Asistencës Teknike së Ministrisë së Financave të SHBA-së dhe Sektorit të Buxheteve dhe Fondeve pranë MF-së.

Trajnimi u implementua nga ekspertë të Zyrës së Asistencës Teknike të Ministrisë së Financave të SHBA-së, si pjesë e përkrahjes së vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të institucioneve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pjesëmarrës ishin të punësuarit nga institucione të ndryshme të sektorit publik, të cilët patën mundësinë të informoheshin mbi parimet themelore, konceptet dhe zbatimin praktik të buxhetimit programor, me qëllim të përmirësimit të proceseve të planifikimit dhe menaxhimit të financave publike.

Trajnimi u mundësoi pjesëmarrësve të përvetësojnë njohuri gjithëpërfshirëse mbi parimet dhe konceptet themelore të buxhetimit programor, si dhe ndryshimit ndërmjet qasjes programore dhe asaj tradicionale të buxhetimit. Theks i veçantë u vendos në përgatitjen dhe analizën e programeve buxhetore, krijimin e kornizës së buxhetimit programor brenda institucioneve, si dhe identifikimin e mundësive për përmirësimin e proceseve ekzistuese të buxhetimit. Përveç kësaj, trajnimi mundësoi diskutim aktiv, shkëmbim përvojash dhe praktikash të duhura, si dhe hapje të çështjeve dhe dilemave me të cilat përballen institucionet.

Falë qasjes praktike, pjesëmarrësit patën mundësinë e prononcimit të mendimeve dhe pikëpamjeve të tyre në mënyrë aktive dhe të kontribuonin në realizimin e suksesshëm të trajnimit. Ministria e Financave dhe Akademia e Financave Publike do të vazhdojnë të organizojnë trajnime të ngjashme për përmirësimin e njohurive dhe aftësive në fushën e financave publike.