EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Edicioni i nëntë i Ditëve të Edukimit Financiar

Edicioni i nëntë i Ditëve të Edukimit Financiar

24 nëntor 2025, Shkup - Ministria e Financave, me qëllim përforcimin e edukimit financiar, inkurajimin e përfshirjes financiare dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve gjatë shfrytëzimit të produkteve dhe shërbimeve financiare në kushtet moderne të dixhitalizimit në sektorin financiar, organizon aktivitete në kuadër të Ditëve të Edukimit Financiar nga nesër deri më datë 4 dhjetor 2025.

Shënimi i Ditëve të Edukimit Financiar mbahet për të nëntin vit radhazi, organizuar nga institucionet rregullatore financiare - Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit, në bashkëpunim me sektorin privat financiar dhe shoqatat e shoqërisë civile.

Institucionet e përfshira, përmes faqeve të tyre të internetit dhe profileve në mediat sociale, do të sigurojnë informacion në lidhje me aktivitetet dhe ngjarjet, si dhe në lidhje me metodën e regjistrimit të interesit për pjesëmarrjen e qytetarëve.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu