EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski mori pjesë në punëtorinë kushtuar revizionit – Revizioni është në fokusin e reformave publike për institucione efikase dhe të përgjegjshme si dhe rezistencë ndaj korrupsionit

 Jankullovski mori pjesë në punëtorinë kushtuar revizionit – Revizioni është në fokusin e reformave publike për institucione efikase dhe të përgjegjshme si dhe rezistencë ndaj korrupsionit

11 nëntor 2025, Shkup - Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski, sot mori pjesë në punëtorinë TAIEX kushtuar përcaktimit të subjekteve me interes publik dhe përmirësimit të cilësisë së revizionit, ku theksoi angazhimin për përforcimin institucional dhe harmonizimin me standardet evropiane.

"Revizioni dhe mbikëqyrja publike janë themeli i stabilitetit të çdo sistemi ekonomik, duke krijuar besim mes administratës publike, sektorit privat dhe qytetarëve. Pa revizion profesional dhe të pavarur, nuk ka financa të qëndrueshme, as transparencë, as besueshmëri ndaj institucioneve", theksoi Jankullovski.

Ai shtoi se Programi qeveritar 2024–2028 e vendos revizionin në qendër të reformave publike, me qëllim ndërtimin e sektorit publik efikas dhe të përgjegjshëm, sistem të fuqishëm në menaxhimin financiar dhe rezistencë institucionale ndaj korrupsionit dhe ndikimeve politike.

Në mënyrë të veçantë ai theksoi rëndësinë e përcaktimit të saktë të entiteteve me interes publik (PIEs) si hap kyç në krijimin e një sistemi të besueshëm revizioni, në përputhje me Direktivën evropiane 2014/56/EU dhe Rregullativën 537/2014.

Jankullovski falënderoi Komisionin Evropian dhe instrumentin TAIEX për përkrahjen, si dhe ekspertët e BordiHellenic Accounting and Auditing Standards Oversight Board - Greqi, të cilët ndajnë ekspertizën e tyre në menaxhimin e revizionit të mbikëqyrjes dhe kontrollit të cilësisë.

“Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit të përvojave dhe zbatimit të standardeve profesionale, ne mund të përmirësojmë sistemin e brendshëm të revizionit dhe mbikëqyrjes publike, ta përforcojmë llogaridhënien fiskale dhe ta përafrojmë vendin tonë me standardet evropiane të transparencës dhe stabilitetit”, shtoi zëvendësministri.

Konkluzionet e punëtorisë pritet të ofrojnë udhëzime konkrete për finalizimin e Ligjit  të ri të Revizionit, duke vendosur mekanizma për kontrollin e cilësisë dhe llogaridhënien institucionale, me qëllimin përfundimtar që revizioni të jetë garanci për besimin dhe nxitës i zhvillimit.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu