12 dhjetor 2025, Shkup – Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor ishte tema e panelit të diskutimit në konferencën me temë “Barazia gjinore në fokusin e anëtarësimit në BE”, ku mori pjesë zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.
“Për të përforcuar sistemet për barazinë gjinore është e domosdoshme që buxhetimi i përgjegjshëm gjinor të integrohet në çdo ministri dhe komunë, të adresohen pengesat financiare dhe administrative dhe të sigurohemi që mjetet e destinuara për barazinë gjinore të ndiqen në mënyrë transparente dhe të shfrytëzohen në mënyrë efektive,” theksoi Jankullovski.
Ai vlerësoi se bashkëpunimi i koordinuar institucional dhe ndjekja e qartë e rezultateve janë të domosdoshme për politika më efikase dhe përmirësime reale në barazinë gjinore.
Në panel u theksua roli i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet krucial për integrimin e perspektivës gjinore në politikat publike, për tejkalimin e pengesave financiare dhe administrative, si dhe për përforcimin e transparencës dhe llogaridhënies në shfrytëzimin e mjeteve publike.