EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dimitrieska-Koçoska shënoi fillimin e Programit vjetor për trajnime të Akademisë së Financa Publike – edukimi i vazhdueshëm është aspekt krucial për institucione efikase

Dimitrieska-Koçoska shënoi fillimin e Programit vjetor për trajnime të Akademisë së Financa Publike – edukimi i vazhdueshëm është aspekt krucial për institucione efikase

17 mars 2026, Shkup Ministria e Financave përmes Akademisë së Financave Publike, filloi me realizimin e Programit vjetor të trajnimeve për vitin 2026, i cili përfshin gjithsej 17 trajnime mbi tema të zgjedhura me kujdes, të orientuara drejt përforcimit të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimit të menaxhimit të financave publike.

 

Trajnimi i parë, i mbajtur më 13 mars, iu dedikua Strategjisë fiskaledokument që përfshin udhëzimet dhe pikësynimet afatmesme të politikës fiskale. Përvetësimi i saj nga ana e të punësuarve është aspekt thelbësor për punën e tyre dhe për realizimin e pikësynimeve dhe prioriteteve institucionale. Trajnimi u zhvillua nga Toshe Panovski – udhëheqës i Njësisë  Buxhetit dhe Politikës Buxhetore dhe Aleksandra Alltievska Angeliq – udhëheqëse e Njësisë  Buxheteve dhe Fondeve.

Pjesëmarrësit i përshëndeti ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe përsosjes profesionale të kapaciteteve administrative:

Bashkëpunimi i përbashkët me institucionet e tjera është faktor i rëndësishëm për arritjen e rezultateve më të mira dhe për krijimin e analizave të duhura. Sistemi është i suksesshëm nëse edhe individët që punojnë në institucionet janë të suksesshëm dhe arrijnë rezultate më të mira. Prandaj, ndryshimi që arrijmë përmes njohurive ndikon në përmirësimin e funksionimit të përgjithshëm. Përmes Akademisë dhe këtyre trajnimeve krijojmë një lloj rrjetëzimi dhe komunikimi në drejtim të avancimit të njohurive dhe krijimit të kapaciteteve institucionaleTë punësuarit me njohuri krijojnë institucione efikase.

 

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme nga sektori publik, me qëllim të avancimit dhe përforcimit të planifikimit buxhetor afatmesëm, me fokus mbi prespektivën pesëvjeçare, si dhe thellimin e njohurive rreth qasjes moderne në menaxhimin e financave publike.

 

Në kuadër të trajnimit u prezantuan qëllimet bazë të Ligjit të ri të Buxheteve, përfitimet nga zgjidhjet e reja ligjore, si dhe risitë kryesore të parapara me ligjn. Po ashtu, u krijua edhe koncepti i planifikimit buxhetor afatmesëm dhe procesi i përgatitjes së Strategjisë fiskale.

Më 16 mars të vitit 2026, në kuadër të Programit vjetor, u realizua dhe trajnimi i dytë me temë “Menaxhimi i risqeve te subjektet publike”, i destinuar për të punësuarit në sektorin publik, duke përfshirë koordinartorët e strategjisë dhe risqeve operative, udhëheqësit e njësive organizative dhe revizorët e brendshëm.

 

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të informoheshin në mënyrë të detajuar aspektet metodologjike të procesit të menaxhimit të risqeve dhe të aftësoheshin në zbatimin efikas të të gjitha hapave nga Metodologjia e menaxhimit të risqeve në subjektet publike.

 

Trajnimin e udhëhoqi dr. Mite Mitevski, udhëheqës i Sektorit të Harmonizimit Qendror të Sistemit të Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik, ekspert me përvojë, duke shfrytëzuar qasjen interaktive përmes prezantimeve, grupeve të diskutimit dhe studimeve të rasteve.

Pjesëmarrësit u njohën me risitë e rregullativës ligjore dhe standardet ndërkombëtare të kontrollit të brendshëm, metodologjinë e menaxhimit të risqeve dhe lidhshmërinë e planifikimit strategjik, si dhe me rolin e pjesëmarrësve krucialë dhe revizionin e brendshëm në këtë proces. Theks i veçantë iu kushtua edhe shembujve praktikë dhe praktikës së duhur, përfshirë edhe menaxhimin e risqeve nga korrupsioni.

Përmes prezantimeve, shkëmbimit të përvojave dhe diskutimit interaktiv, pjesëmarrësit patën mundësinë për t’i thelluar njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike, me ç’rast trajnimet kontribuan dukshëm në përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e proceseve të planifikimit fiskal dhe menaxhimit të risqeve.

 

Ministria e Financave përmes Akademisë së Financave Publike, mbetet e përkushtuar ndaj edukimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në sektorin publik, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së menaxhimit të financave publike dhe rritjes së efikasitetit institucional.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu