EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore investon në efikasitetin energjetik në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet rajonale

Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore investon në efikasitetin energjetik në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet rajonale

28 shkurt 2026, Shkup - Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore vazhdon të përmirësojë efikasitetin energjetik në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet, duke realizuar investime të konsiderueshme në përmirësimin e performancës energjetike të institucioneve publike shëndetësore dhe spitaleve.

Projekti i efikasitetit  energjetik në sektorin publik implementohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave dhe përmes komponentit “Investimet në efikasitetin  energjetik në objektet e pushtetit qendror, përkatësisht në institucionet shëndetësore dhe spitalet rajonale" me vlerë të përgjithshme prej 9.21 milionë eurove, sigurohet mbështetje financiare për realizimin e projekteve për rindërtimin e institucioneve shëndetësore dhe spitaleve rajonale me masat e efikasitetit energjetik.

Në këtë cikël janë realizuar me sukses rindërtimi efikase energjetik në 15 institucione shëndetësore publike në mbarë vendin, duke siguruar kushte më të mira në sektorin e shëndetësisë dhe njëkohësisht kursime afatgjate të energjisë.

Realizimi i këtyre investimeve në institucionet shëndetësore kontribuon në arritjen e kursimeve përmes uljes së konsumit të energjisë, zvogëlimit të shpenzimeve operative të institucioneve dhe sigurimit të kushteve më cilësore si për pacientët, ashtu edhe për të punësuarit në to. 

Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në sigurimin e përkrahjes së qëndrueshme financiare dhe partneriteteve që sjellin përfitime afatgjate për komunitetin, duke nxitur efikasitetin energjetik, përgjegjësinë fiskale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu