Sekretarja shtetërore Matlioska në Takimin e rrjetit AFCOS – Koordinimi i ndërsjellë për përforcimin e efektivitetit dhe funksionalitetit të sistemit për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së në vendin tonë
29 tetor 2026, Shkup – Sot, në Ministrinë e Financave u mbajt takimi i Rrjetit institucional për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian në RMV (Rrjeti AFCOS).
Në këtë takim foli sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave, Andriana Matlioska, në cilësinë e kryetares së rrjetit AFCOS. Ajo theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përforcimit të sistemit për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
“Funksionimi efektiv i rrjetit AFCOS është një nga rekomandimet e Komisionit Evropian në raportet e progresit të vendit. Në këtë drejtim, vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive për përforcimin e funksionalitetit të rrjetit dhe koordinimin efektiv midis institucioneve, në përputhje me Strategjinë e re nacionale për luftën kundër mashtrimit dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së për periudhën 2026-2030”, theksoi Matlioska.
Ajo theksoi rëndësinë e përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional në këtë fushë nga institucionet kryesore përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve të përcaktuara në Strategjinë e re për luftën kundër mashtrimit dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së në vend, e cila është miratuar nga Qeveria.
Ministria e Financave, si koordinatore e rrjetit AFCOS, ka për qëllim që të punojë në mënyrë aktive për përforcimin e efektivitetit dhe funksionimin e sistemit për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së në vend.
Në takim u shqyrtua realizimi i Planit aksional 2024-2025 për Strategjinë nacionale paraprake, me ç’rast do të prezantohet edhe Strategjia e re për periudhën 2026-2030.