30 tetor 2026, Shkup - Sot, në Ministrinë e Financave u mbajt trajnimi me temën “Procesi i planifikimit dhe raportimit financiar”, i organizuar nga Sektori i Akademisë së Financave Publike.
Trajnimi kishte për qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive praktike në lidhje me planifikimin dhe raportimin financiar të ndërmarrjeve publike, me theks të veçantë në rolin dhe rëndësinë e tyre në financat publike.
Në kuadër të këtij trajnimi u shqyrtua korniza juridike dhe institucionale për planifikimin dhe raportimin financiar, afati kohor për monitorimin dhe raportimin mbi performancën e ndërmarrjeve publike, si dhe përgatitja, realizimi dhe monitorimi i planeve financiare dhe programeve të investimeve në bazë tremujore dhe vjetore.
Vëmendje e veçantë iu kushtua avancimit të transparencës financiare dhe monitorimit të riskut fiskal, si dhe procedurës për marrjen e njoftimit për sigurimin e mjeteve financiare për punësime, duke përfshirë procedurat përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Trajnimi u realizua nga Vesna Kërpaçovska dhe Keti Ilievska, nga Sektori i Monitorimit dhe Analizës së Punës Financiare të Ndërmarrjeve Publike. Përmes prezantimeve, udhëzimeve praktike dhe diskutimeve, pjesëmarrësit patën mundësinë të informohen më detalisht me proceset dhe detyrimet që lidhen me planifikimin dhe raportimin financiar, si dhe të parashtrojnë pyetje dhe të shkëmbejnë përvoja lidhur me sfidat që rezultojnë gjatë zbatimit praktik.
Eventi kontribuoi në thellimin e njohurive mbi proceset e planifikimit dhe raportimit financiar, përforcimin e transparencës financiare dhe përmirësimin e monitorimit të performancës financiare të ndërmarrjeve publike. Sektori i Akademisë së Financave Publike do të vazhdojë të organizojë trajnime për të avancuar njohuritë dhe praktikat në fushën e financave publike, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve të institucioneve dhe përmirësimit të cilësisë së menaxhimit dhe raportimit financiar.