18 shtator 2025, Shkup - Sekretarja shtetërore Andriana Matlioska zhvilloi takim me përfaqësuesit e Zyrës së Asistencës Teknike së Ministrisë së Financave të SHBA-së.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave të SHBA-së ishin: Rachel F. Irmen, këshilltare e lartë në Ekipin e krimeve ekonomike dhe Addy “Jack” de Kluiver, këshilltar - ekspert juridik për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i sekretares shtetërore me Projektin për përforcimin e kapaciteteve nacionale për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe diskutimi rreth aktiviteteve të ardhshme për tejkalimin e mangësive të përcaktuara në drejtim të realizimit të rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të Këshillit të Evropës (“Moneyval”).
Bashkëpunimi me Asistencën Teknike (OTA) të Ministrisë së Financave të SHBA-së parashikon një sërë aktivitetesh për përmirësimin e kornizës juridike, përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimimin e koordinimit të ndërsjellë në luftën kundër krimit ekonomik në vend.