EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

    Trajnim me temën “Evidentimi i detyrimeve”, i realizuar nga Akademia e Financave Publike

      Trajnim me temën “Evidentimi i detyrimeve”, i realizuar nga Akademia e Financave Publike

24 shtator 2025, Shkup – Ministria e Financave, përmes Sektorit të Akademisë së Financave Publike, organizoi trajnimin me temë “Evidentimi i detyrimeve”, i destinuar për të punësuarit në sektorin publik që punojnë në fushën e financave publike.

Qëllimi i trajnimit ishte informimi i pjesëmarrësve me funksionimin e sistemit të thesarit, veçanërisht në pjesën e realizimit të kërkesave të pagesave dhe evidentimit të drejtë të detyrimeve të ndërmarra te shfrytëzuesit buxhetorë. Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit përvetësuan njohuritë mbi proceset e pagesave, si dhe mbi evidentimin e saktë dhe në kohë të detyrimeve në sektorin publik.

Përmes sesioneve interaktive, pjesëmarrësit patën mundësinë të fitonin njohuri direkte nga ekspertët e Ministrisë së Financave nga Sektori i Thesarit, si dhe të shkëmbenin njohuritë dhe të diskutonin për situatat konkrete dhe sfidat nga puna e tyre e përditshme. Kjo qasje mundësoi perceptimin më të thellë dhe konsistent  të dispozitave ligjore në praktikë.

Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në krijimin e administratës publike profesioniste dhe moderne. Përmes Sektorit të Akadamisë së Financave Publike sigurohet krijimi i vazhdueshëm profesional i kuadrit në të gjitha nivelet e pushtetit, me qëllimin përfundimtar menaxhimin përgjegjës, transparent dhe efikas të administratës publike.

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu