EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski në konferencën ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik në Shkup: Partneriteti me komunitetin akademik - njohuritë dhe kërkimet në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë

Jankullovski në konferencën ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik në Shkup: Partneriteti me komunitetin akademik - njohuritë dhe kërkimet në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë

3 tetor 2025, Shkup - Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik në “UKIM” – Shkup, kushtuar kërkimeve ekonomike të aplikuarа dhe rolit të tyre në krijimin e strategjive dhe politikave nacionale.

Duke folur në panel diskutimin me temë “Kërkimet e zbatuara si mjet për formulimin e politikave dhe strategjive optimale ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm nacional”, theksoi se konferenca është konfirmim i faktit se bashkëpunimi midis komunitetit akademik dhe institucioneve është çelësi për përballimin e sfidave në kohë të turbullta.

“Përballë sfidave komplekse shoqërore dhe ekonomike, krijimi i politikave kërkon qasje substanciale të bazuar në prova shkencore dhe kërkime aplikative. Rëndësia e kërkimeve dhe analizës aplikative, si dhe nevoja për përmirësimin e tyre të mëtejshëm, njihet qartë nga Ministria e Financave dhe në këtë drejtim kemi bashkëpunim të frytshëm me institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat ofrojnë ekspertizë me qëllim përforcimin e kapacitetit analitik dhe kërkimor të Ministrisë së Financave", theksoi zëvendësministri. 

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin akademik, Jankullovski theksoi se universitetet krijojnë njohuri që duhet t'i përfshijmë në praktikë. “Krijimi i partneriteteve me komunitetin akademik dhe ndërkombëtar është i nevojshëm - vetëm përmes fakteve dhe kërkimeve mund të sjellim politika që janë të dobishme si për qytetarët po ashtu edhe për ekonominë", theksoi zëvendësministri i Financave.

Në panel diskutimin në Fakultetin Ekonomik morën pjesë: ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, kryerevizori shtetëror, Maksim Aceski, akademiku, prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, prof. dr. Will Barlett dhe prof. dr. Iraj Hashi.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu