7 tetor 2025, Shkup – Ministria e Financave dhe Grupi i Shoqërive Financiare Jobankare pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë mbajti mbledhje pune, që e udhëhoqi sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave Andriana Matlioska, me ç’rast u shqyrtua gjendja aktuale e tregut financiar lidhur me shoqëritë financiare.
Gjatë takimit, bazuar në analizat e kryera, u konstatua ngadalësimi i rritjes së aktivitetit kreditor të shoqërive financiare pas miratimit të ndryshimeve të fundit në Ligjin e Shoqërive Financiare në korrik 2023 dhe Rregullores për riskun e kredisë në prill 2024. Të dhënat tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2025, shoqëritë financiare ishin pjesë e kreditimit të përgjithshëm në vend me 2.3% dhe si rezultat i aktiviteteve të Ministrisë së Financave dhe përforcimit të mbikëqyrjes mbi punën e shoqërive financiare, arritën në konsolidimin e sektorit dhe uljen e numrit të shoqërive financiare nga 35 në 26.

Në këtë mbledhje u përgëzua edhe formimi i Njësisë së Monitorimit dhe Mbikëqyrjes së Punës së Institucioneve Jobankare në kuadër të Sektorit të Sistemit Financiar në Ministrinë e Financave, përmes së cilës përforcohet mbikëqyrja në terren dhe jashtë tij, si dhe implementimi i kornizës ligjore dhe akteve nënligjore të miratuara nga ana e Ministrisë së Financave në cilësinë e rregullatorit.
Siç u theksua në takim, qëllimi primar i Ministrisë së Financave dhe Grupit të Shoqërive Financiare Jobankare është mbrojtja e konsumatorëve.
Në këtë drejtim, sekretarja shtetërore Matlioska theksoi se Ministria e Financave, si rregullator në këtë fushë, po punon vazhdimisht për ta përforcuar rregullativën me qëllim që të sigurojë mbrojtje të lartë të të drejtave të konsumatorëve që shfrytëzojnë shërbime financiare nga shoqëritë financiare. Ajo shtoi se përmes përmirësimit të rregullativës, shoqëritë financiare janë të detyruara të krijojnë Sistemin e Menaxhimit të Riskut Kreditor, që do të thotë se obligohen që ta vlerësojnë me përgjegjësi, aftësinë kreditore të klientit përpara se të aprovojnë kredi.
Në këtë drejtim, kryesia e Grupit informoi edhe për zbatimin e Kodit të Etikës, i cili u miratua në muajin qershor të vitit 2025, i cili synon që ta avancojë punën e shoqërive financiare dhe ta përmirësojë përvojën e shfrytëzuesve të klientëve të tyre, të nxitet përgjegjësia më e madhe sociale e shoqërive financiare, si dhe të përmirësohet marrëdhënia e shoqërive financiare me konsumatorët, përkatësisht shfrytëzuesve të shërbimeve të tyre.
Në takim gjithashtu u theksua angazhimi për transparencë më të madhe të të dhënave dhe informacioneve lidhur me punën e shoqërive financiare ndaj publikut. Në këtë kontekst dhe në përputhje me ndryshimet e fundit, përveç raporteve dhe detyrimeve të rregullta për raportim, shoqëritë financiare do të kenë obligim që ta publikojnë në mënyrë transparente dhe publike tariforen e tyre me kompensimet në faqen e tyre të internetit ose në ndonjë vend të dukshëm në hapësirat e tyre.
Kjo u mundëson konsumatorëve që të kenë një pasqyrë të plotë të të gjitha kostove para lidhjes së marrëveshjeve. Bashkërisht u konkludua se të gjitha masat e ndërmarra deri më tani konfirmojnë angazhimin ndaj stabilitetit financiar në treg dhe mbrojtjes së konsumatorëve.