1 tetor 2025, Shkup - Ministria e Financave dhe Banka Popullore tradicionalisht, për të trembëdhjetin vit radhazi, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Kursimit – 31 tetor, shpallën konkursin për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Qëllimi i konkursit është të nxisë kreativitetin, imagjinatën dhe interesin e nxënësve për rëndësinë e kursimit për të ardhmen, si dhe për rolin e kursimit, parave dhe shërbimeve financiare në epokën moderne dixhitale.
Nxënësit e shkollave fillore mund t’i dërgojnë veprat letrare dhe/ose artistike me temë: "Të kursejmë për dëshirat tona, të kursejmë për të ardhmen tonë". Për 12 veprat më të mira të përzgjedhura nga nxënësit e shkollave fillore do të ndahen çmime në para, si në vijim: 3 çmime për vizatimin/vizatimin digjital më të mirë për nxënësit nga klasa e I deri në të V; 3 çmime për vizatimin/vizatimin digjital më të mirë për nxënësit nga klasa e VI deri në të IX; 3 çmime për poezinë më të mirë për nxënësit nga klasa e I deri në të V dhe 3 çmime për tregimin më të mirë për nxënësit nga klasa e VI deri në të IX.
Nxënësit e shkollave të mesme mund të dërgojnë krijim letrar - ese me temë: "Kursimi, paratë dhe shërbimet financiare në epokën moderne dixhitale". Për tre krijimet më të mira të përzgjedhura, nxënësit e shkollave të mesme do të shpërblehen me çmime në para.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve është data 15 tetor 2025.
Lista e nxënësve të shpërblyer, do të publikohet jo më vonë se data 31 tetor 2025, në faqet e internetit të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave.
Ministria e Financave dhe Banka Popullore i ftojnë nxënësit e interesuar të dorëzojnë punimet e tyre në konkursin e shpallur. Besojmë se edhe këtë vit konkursi do të nxisë interes të madh te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë dhe se do të do të nxisë edhe më shumë përvetësimin dhe zhvillimin e shprehive të kursimit.