17 dhjetor 2025, Shkup – Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski mori pjesë në Konferencën Shkencore “Zgjidhjet inovative për uljen e ekonomisë gri dhe pabarazisë sociale”, e organizuar në kuadër të projektit shkencoro-kërkimor të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Në fjalimin e tij në konferencë ai u ndal te roli i politikës fiskale, rregullativës tatimore dhe koordinimit institucional si mjete kyçe për luftimin e ekonomisë gri dhe përforcimin e drejtësisë sociale.
“Ekonomia gri nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e tatimeve të papaguara. Ajo përfaqëson burim të drejtpërdrejtë të pabarazisë sociale, konkurrencë të pandershme dhe cenimin e besimit në institucionet e vendit. Kur pjesa e konsiderueshme e aktiviteteve ekonomike zhvillohet jashtë rrjedhave formale, barra fiskale dhe sociale nuk zhduket, por transferohet te ato subjekte dhe qytetarë që i përmbushin rregullisht detyrimet e tyre ligjore,” theksoi zëvendësministri i Financave.
Duke theksuar se ekonomia gri godet më drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve dhe minon parimin e paanshmërisë, Jankullovski tha se ulja e ekonomisë gri në Programin e Qeverisë nuk është masë e izoluar, por pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe sistemike që integron: stabilitetin e financave publike, transformimin dixhital të institucioneve, krijimin e mjedisit të drejtë dhe të parashikueshëm afarist, dhe realizimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Konferenca ishte mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e ideve mes institucioneve, komunitetit akademik dhe palët e interesuara, me qëllim krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të zbatueshme të bazuara në analiza dhe prova.