EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski: Thesari funksionon rregullisht, pagesat janë në proces dhe deri në fund të vitit do të shlyhen të gjitha detyrimet

Jankullovski: Thesari funksionon rregullisht, pagesat janë në proces dhe deri në fund të vitit do të shlyhen të gjitha detyrimet
20 dhjetor 2025, Shkup – Thesari që është në kuadër të Ministrisë së Financave funksionon rregullisht dhe realizon pagesa dhe do të vazhdojë deri më 31 dhjetor 2025, ashtu si edhe institucionet e tjera. Do të realizohen të gjitha detyrimet e ndërmarra nga shteti deri në fund të vitit. Qëllimi ynë është që të realizohen plotësisht si të ardhurat ashtu edhe shpenzimet në Buxhet sipas planifikimitsi dhe deficiti buxhetor të përfundojë në nivelin e planifikuar.
 
Këtë e potencoi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski në  TV21, ku theksoi se pagesat kryhen pa pengesa ndërsa pagat, kompensimet sociale, K-15, bllok grantet për komunat dhe shpenzimet e tjera rrjedhëse vazhdojnë të paguhen rregullisht.
 
“Thesari, si pjesë përbërëse e Ministrisë së Financave, punon dhe do të vazhdojë të punojë normalisht, ashtu si të gjitha institucionet, deri më 31 dhjetor 2025. Me mënyrën se si funksionon Thesari dhe me pagesat e realizuara në kohë, kemi treguar qartë se nuk ka asnjë vonesë. Po paguhen rregullisht kompensimet socialeK-15, detyrimet e marra në bashkëpunim me agjencitë kompetentebllok grantet për komunatsi dhe rrogat dhe shpenzimet e tjera rrjedhëse. Çdo detyrim që do të evidentohet dhe pranohet për pagesë, do të mund të paguhet deri më 31 dhjetor, theksoi zëvendësministri.
 
Ai sqaroi se informacioni që Ministria e Financave e kishte dërguar te shfrytëzuesit  buxhetorë dhe institucionet shtetërore për dorëzimin e  urdhrëpagesave deri më 15 dhjetor ishte ekskluzivisht nga aspekti organizativ.
 
Qëllimi ishte që deri më 15 dhjetor të dorëzohen urdhërpagesat në mënyrë që Thesari të mund të planifikojë në kohë, deri në fund të vitittë gjitha zërat e shpenzimeve dhe të sigurojë informacionet e nevojshme lidhur me parametrat e tjerë fiskalë. Çdo gjë tjetërfjalëqë qarkullojnë për mbylljen e Thesaritse nuk do të ketë para ose se do të ndodhë ndërprerje financiareu plasuan nga opozita, theksoi Jankullovskiku shtoi se pjesa më e madhe e institucioneve e respektuan plotësisht afatin dhe i dorëzuan me kohë urdhërpagesat.
 
Zëvendësministri theksoi se çdo detyrim që do të evidentohet dhe pranohet për pagesë, do të mund të paguhet deri më 31 dhjetor dhe se për këtë deri në fund të vitit do të sigurohen mjetet e nevojshme. 
“Kalendari tatimor është i njohur mirë dhe ne presim të ardhura shtesë deri në fund të muajit nga tatimi mbi fitimin, tatimi mbi vlerën e shtuar që maturohen më 25 dhjetor, si dhe kontributet sociale që paguhen në fund të muajit. Duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e kompanive në këtë periudhë paguajnë bonuse dhe regrese për të punësuarit, pritjet tona janë që të ardhurat e planifikuara në pjesën më të madhe do të realizohen,” përfundoi zëvendësministri.
Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu