EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski në shënimin e 65-vjetorit të themelimit të Fakultetit Ekonomik – Prilep - Gjashtë dekada e gjysmë arsim, shkencë dhe krijim të gjeneratave të ekonomistëve dhe liderëve që lanë gjurmë të fuqishme në zhvillimin e vendit

Jankullovski në shënimin e 65-vjetorit të themelimit të Fakultetit Ekonomik – Prilep - Gjashtë dekada e gjysmë arsim, shkencë dhe krijim të gjeneratave të ekonomistëve dhe liderëve që lanë gjurmë të fuqishme në zhvillimin e vendit

19 shtator 2025, Shkup – Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski mori pjesë në shënimin e 65-vjetorit të themelimit të Fakultetit Ekonomik – Prilep. Me këtë rast gjatë fjalimit të tij, zëvendësministri theksoi rëndësinë e Fakultetit Ekonomik si një nga shtyllat e mendimit ekonomik në vend.

“Nga këto banka dalin kuadro që çdo ditë japin kontribut në Ministrinë e Financave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Drejtorinë Doganore, Bankën Popullore dhe institucione të tjera. Njëkohësisht, një numër i madh i ekonomistëve të diplomuar në këtë fakultet janë bartës të zhvillimit edhe në sektorin privat – si sipërmarrës, menaxherë dhe ekspertë financash në kompani drejtuese. Misioni juaj ka rëndësi nacionale, përkatësisht krijimin e gjenerata të përgatitur për sfidat ekonomike bashkëkohore”, theksoi Jankullovski.

Në këtë ceremoni mori fjalën edhe dekania, prof. dr. Dragica Oxhaklieska, e cila theksoi misionin e fakultetit në krijimin e kuadrove profesionale me njohuri bashkëkohore, rektori, prof. dr. Igor Nedellkovski, i cili theksoi rëndësinë e Fakultetit Ekonomik si pjesë e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” - Manastir dhe rolin e tij në avancimin e arsimit të lartë, si dhe kryetari i Komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski, i cili theksoi kontributin e fakultetit në zhvillimin lokal dhe krijimin e komunave ekonomikisht të fuqishmJubileu është konfirmim se ky fakultetbashkon me sukses  traditën dhe trendet moderne në arsim, duke lënë  kështu gjurmë të thella në sektorin publik dhe privat dhe duke krijuar vizion për të ardhmen.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu