EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

RMV-ja miratoi vendim lidhur me ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD

RMV-ja miratoi vendim lidhur me ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD

10 nëntor 2025 – RMV-ja përmes strukturave dhe organeve për menaxhimin e mjeteve nga instrumenti IPA/IPARD i Bashkimit Evropian, miratoi vendim lidhur me ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD.

Ky vendim vijon pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Agjencinë e Përkrahjes Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Për këtë vendim, ditën e njëjtë është informuar Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel, të cilat kanë kthyer përgjigje dhe e kanë përgëzuar vendimin e strukturave nacionale.

Qëllimi është ofrimi i sigurimit se sistemi i vendosur garanton ligjshmërinë dhe rregullsinë e pagesave nga programi IPARD, si dhe ekzistencën e masave efektive për mbrojtje nga mashtrimet dhe korrupsioni.

Aktualisht, strukturat nacionale për menaxhimin e mjeteve nga instrumenti IPA/IPARD tashmë po ndërmarrin masa dhe aktivitete të mëtejshme që lidhen me zhvillimet aktuale.

RMV-ja, që nga viti 2009, e ka marrë nga Komisioni Evropian të drejtën e menaxhimit të decentralizuar të mjeteve nga instrumenti IPA/IPARD.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu