EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski: Financimi i qëndrueshëm i biodiversitetit është investim në të ardhmen

Jankullovski: Financimi i qëndrueshëm i biodiversitetit është investim në të ardhmen

15 tetor 2026, Shkup – Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, mori pjesë në punëtorinë për vlefshmërinë e rezultateve të nismës BIOFIN – Financimi i Biodiversitetit, i organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në fokus të punëtorisë ishte analiza e shpenzimeve ekzistuese për biodiversitetin, vlerësimi i nevojave financiare dhe hartimi i Planit nacional për financimin e biodiversitetit.

Jankullovski theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së politikave për mbrojtjen e mjedisit jetësor me planifikimin buxhetor, shfrytëzimin efikas të mjeteve publike dhe sigurimin e burimeve të qëndrueshme të financimit.

“Mbrojtja e natyrës është investim në të ardhmen. Përmes menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, shfrytëzimit efikas të burimeve dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, krijojmë kushte për financim të qëndrueshëm dhe ruajtjen e pasurisë natyrore”, theksoi Jankullovski.

Ministria e Financave vijon të jetë e përkushtuar ndaj përmirësimit të planifikimit buxhetor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të integrimit të prioriteteve për mbrojtjen e biodiversitetit në politikat publike dhe proceset financiare.

 Në këtë ngjarje mbajti fjalim edhe zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Llashkoska dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian. Në këtë punëtori mori pjesë edhe këshilltari i posaçëm i kryetarit të Qeverisë, prof. dr. Dame Dimitrovski.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu