EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Jankullovski: Me Ribalancin vazhdon mbështetja për investimet kapitale zhvillimore dhe pagesa e rregullt e detyrimeve ligjore

Jankullovski: Me Ribalancin vazhdon mbështetja për investimet kapitale zhvillimore dhe pagesa e rregullt e detyrimeve ligjore

26 tetor 2026, Shkup – Me Ribalancin e propozuar të buxhetit vazhdon mbështetja dhe realizimi i shpenzimeve më të rëndësishme kapitale. Kjo u theksua nga zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, gjatë debatit të sotëm mbi Ribalancin e buxhetit në Komisionin Parlamentar për Financim dhe Buxhet, i cili theksoi se përveç komponentit zhvillimor, me ribalancin sigurohet pagesa e rregullt e shpenzimeve rrjedhëse në vend.

Jankullovski theksoi se Qeveria po angazhohet maksimalisht për të siguruar dhe ruajtur rritjen ekonomike, e cila, siç u shpreh ai, ishte një nocion abstrakt deri para muajit qershor të vitit 2024. Ai shtoi se problemi me akcizën si masë e drejtpërdrejtë për ta ruajtur standardin e jetesës së qytetarëve kontribuoi kryesisht në këtë Ribalanc të buxhetit.

“Rezultat i kësaj mase janë  3.77 miliardë denarë nga 5.3 miliardë denarë. Bëhet fjalë për miliarda denarë dhe, natyrisht, kur në anën e të ardhurave të buxhetit përballemi me një problem të tillë, jo për shkak të dëshirës së Qeverisë, në anën e shpenzimeve rezulton detyrimi i shkurtimeve. Është përzgjedhur me kujdes se në cilët sektorë dhe në cilat pjesë këto shkurtime do të ndihen më pak. Megjithatë, investimet kapitale më të rëndësishme dhe kryesore po realizohen, ndërsa shpenzimet rrjedhëse të shtetit po paguhen rregullisht“, theksoi zëvendësministri.

Ai sqaroi se gjatë Ribalancit të parë të buxhetit, projeksionet ishin që situata do të fillonte të stabilizohej, megjithatë, për shkak të çrregullimeve të krijuara është e natyrshme që Qeveria, si institucion përgjegjës, të ndërmarrë ristrukturimin e parashikuar në Propozimin e ribalancit të buxhetit, pa cenuar realizimin e investimeve kapitale, veçanërisht ndërtimin e gjashtë autostradave, si dhe investimeve të tjera kapitale të përfshira në Rregulloren për investime publike, të cilat janë miratuar nga Qeveria dhe për të cilat është siguruar financimi.

Ai theksoi se përveç funksionit zhvillimor, përmbushet edhe funksioni social, përkatësisht shteti duhet të përmbushë detyrimet e tij ligjore në kohën e duhur, pavarësisht sfidave globale.

Duke theksuar se gjatë periudhës janar–shtator janë paguar 87.8 miliardë denarë për pensione, 39.7 miliardë denarë për shërbime shëndetësore dhe kompensime, si dhe 11.2 miliardë denarë për ndihmë sociale, ai u shpreh se sigurimi i këtyre mjeteve është i domosdoshëm për funksionimin e rregullt të sistemeve dhe për mbrojtjen e qytetarëve.

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu