EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

MF: Akademia e Financave Publike mbajti trajnim mbi përfitimet e revizionit të brendshëm, zbatimi i Programit vjetor vazhdon në periudhën e ardhshme

MF: Akademia e Financave Publike mbajti trajnim mbi përfitimet e revizionit të brendshëm, zbatimi i Programit vjetor vazhdon në periudhën e ardhshme

24 shkurt 2026, Shkup – Akademia e Financave Publike në Ministrinë e Financave, në kuadër të projektit të BE-së “Mbështetje e programit të reformës së menaxhimit të financave publike në Maqedoninë e Veriut”, organizoi trajnim me temë “Përfitimet nga funksioni i revizionit të brendshëm dhe procesi i menaxhimit të riskut në SHA EMV”. Trajnimi ishte dedikuar për udhëheqësinë e mesme të SHA EMV-së.

Trajnimi u mbajt në kuadër të Lëmisë 2 të projektit, që ka të bëjë me përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe përforcimin e kapaciteteve të revizionit të brendshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare. Trajnimi u zbatua nga Sektori i Harmonizimit Qendror të Kontrollit të Brendshëm Financiar në Sektorin Publik në Ministrinë e Financave në bashkëpunim me partnerët nga Bashkimi Evropian dhe WeGlobal, kurse trajnues ishin ekspertë të huaj dhe ekspertë nga Ministria e Financave.

Qëllimi i këtij eventi ishte informimi i udhëheqësve të njësive organizative me përfitimet e funksionit të revizionit të brendshëm dhe rëndësinë e menaxhimit sistematik të riskut në kuadër të punës së tyre.

Në periudhën e ardhshme, Akademia do të vazhdojë me zbatimin e trajnimeve të planifikuara në Programin vjetor të trajnimit. Ndër trajnimet e planifikuara janë trajnimet mbi procedurën e lirimit nga TVSH-ja gjatë dhënies së donacioneve dhe sponsorizimeve në aktivitetet publike, mbi strategjinë fiskale, regjistrin e shfrytëzuesve buxhetorë dhe menaxhimin e planeve financiare, të evidentuar te të ardhurat publike, realizimin e buxhetit, si dhe menaxhimin e riskut etj.

 

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu