27 shkurt 2026, Shkup — Në kuadër të misionit të organizuar nga Departamenti i Çështjeve Fiskale (FAD) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, në bashkëpunim me Sektorin e Akademisë së Financave Publike dhe Grupin e punës së riskut fiskal në Ministrinë e Financave, nga 24 shkurti deri më 27 shkurt 2026, në ambientet e Ministrisë së Financave u zhvilluan takime pune me temën “Risiqet fiskale”.
Eventi ishte destinuar kryesisht për anëtarët e Grupit të punës së riskut fiskal, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet përkatëse që janë të përfshira drejtpërdrejt në proceset e identifikimit, monitorimit dhe menaxhimit të riskut fiskal.
Qëllimi i takimeve ishte shkëmbimi i informacioneve dhe mendimeve të ekspertëve në lidhje me risqet fiskale që janë si rezultat i procedurave gjyqësore kundër shtetit, si dhe anvancimit të qasjes institucionale në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e tyre në kohë.
Në fokus ishin çështjet që lidhen me kontestet gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë kontestet nga marrëdhëniet e punës, investimeve publike dhe çështje të tjera që mund të kenë implikime të konsiderueshme buxhetore.
Përmes diskutimit aktiv dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave ndërkombëtare, pjesëmarrësit shqyrtuan mundësitë për përmirësimin e sistemeve të evidentimit dhe raportimit të detyrimeve potenciale fiskale, me qëllim të rritjes së transparencës dhe parashikueshmërisë së financave publike.
Takimet e mbajtura kontribuan në përforcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e menaxhimit të risqeve fiskale dhe në avancimin e koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse, duke paraqitur një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së një qasjeje më gjithëpërfshirëse dhe sistematike në menaxhimin e risqeve që mund të ndikojnë në stabilitetin e financave publike.