EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nxënësit fitues të çmimeve në Konkursin për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës Botërore të Kursimit − 31 tetor

Nxënësit fitues të çmimeve në Konkursin për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me rastin e Ditës Botërore të Kursimit − 31 tetor

31 tetor 2025, Shkup - Në konkursin e shpallur për nxënësit e shkollës fillore me temë: “Të kursejmë për dëshirat tona, të kursejmë për ardhmërinë tonë”   u paraqitën gjithsej 565 punime të nxënësve, nga të cilat 94 ishin vepra letrare - poezi, 104 ishin vepra letrare - tregime të shkurtra dhe 367 ishin vepra artistike - vizatime. 

Në konkursin e shpallur për nxënësit e shkollës së mesme me temë: “Kursimi, paratë dhe shërbimet financiare në epokën digjitale moderne”, brenda afatit të përcaktuar, mbëritën 53 ese.  

Në Konkurs u paraqitën një numër i madh punimesh që dallohen për cilësi solide, kreativitet dhe stil autentik të shprehjes, si dhe njohuri mbi temën e kursimeve, rëndësinë e njohurive financiare dhe njohuritë mbi avantazhet, por edhe rreziqet e përdorimit të produkteve dhe shërbimeve financiare në epokën moderne digjitale. 

Në lidhje me konkursin e lartpërmendur, shpallim listën e nxënësve të shpërblyer, sipas kategorive individuale.  

Me këtë rast, i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe i përgëzojmë fituesit! 

 Në kategorinë e veprave artistike të nxënësve nga klasa e 1-rë deri në të 5-tën: 

  • Aleksandar Gogovski, klasa V, SHFK "Sllavejko Arsov" – Shtip; 
  • Irinej Kirillin, klasa III, SHFK "Nikola Karev" – Koçan; 
  • Ajan Neziri, klasa V, SHFK "Imri Elezi" – Shkup. 

 Në kategorinë e veprave artistike të nxënësve nga klasa e 6-të deri në të 9-tën: 

  • Tifani Mihajllovska, klasa IX, SHFK "Vasil Glavinov" – Veles; 
  • Mia Najdovska, klasa IX, SHFK "Risto Krle" – Shkup; 
  • Ilina Ristovski, klasa VII, SHFK "Vera Jociq" – Shkup. 

 Në kategorinë e veprave letrare - poezi të nxënësve nga klasa e 1-rë deri në të 5-tën: 

  • Iva Ristovska, klasa III, SHFK “Goce Dellçev” – Shkup; 
  • Mihaill Gigovski, klasa IV, SHFK “Grigor Përliçev” – Shkup; 
  • Vedran Veselinovski, klasa V, SHFK “Nevena Georgieva-Dunja” – Shkup. 

 Në kategorinë e veprave letrare - tregime të nxënësve nga klasa e 6-të deri në të 9-tën: 

  • Usein Zeqiri, klasa IX, SHFK "Dimo Haxhi Dimov" – Shkup; 
  • Lluka Veljanovski, klasa VI, SHFK "Kiril Pejçinoviq" – Shkup;  
  • Rita Sulejmani, klasa VI, SHFK "Goce Dellçev" – Tetovë. 

 Në kategorinë e veprave letrare - ese të nxënësve nga shkollat e mesme: 

  • Marija Divjakoska, viti II-1, SHMEDQS “Vasil Antevski-Dren” – Shkup; 
  • Filip Bilbiloski, SHMK "Gostivar" – Gostivar; 
  • Andrea Petreska, viti II, SHMK "Orde Çopela" – Prilep.  

 

Финансиска едукација

Edukim financiar

Постави прашање

Bëj një pyetje

Одлуки на финансиска инспекција

Vendimet e Inspektimit Financiar

Анкетен лист

Fletëpyetje

Shpenzimet buxhetore gjatë periudhës zgjedhore

Raporti financiar para zgjedhor

Accessibility Menu