10 tetor 2019, Shkup – Gjermania është partneri më i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti, vendi eksporoi mallra në RF të Gjermanisë në vlerë prej 1.8 miliardë euro, me 22% rritje në raport me vitin e kaluar, ndërsa shkëmbimi i përgjithshëm tregtar u rrit për 18%. Për 1.3 miliardë euro eksportojmë më shumë mallra në Gjermani sesa importojmë, resprektivisht vendi ynë ka suficit tregtar. Takimi i parë zyrtar midis ministres së Financave Nina Angelovska dhe ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë Tomas Gerberih u theksua për trendin në rritje të bashkëpunimit tregtar, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky vend miqësor i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në qëllimin tonë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian

Në këtë takim midis ministres dhe ambasadorit u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin dypalësh me Gjermaninë. Në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh, Gjermania ka investuar 368 milionë euro në vendin tonë përmes bankës për zhvillim të KfW. Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë realizuar shumë projekte dhe aktualisht janë duke u implementuar: Faza e dytë e parkut të turbinave me erë në Bogdanci, Distribuimi i energjisë për ngrohje në Manastir dhe faza e dytë e projektit për ujitjen e luginës jugore të lumit Vardar, faza 2.

Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me bankën e KfW-së, në vijim është përgatitja e projektit për rikonstruimin të konvikteve studentore në vend, për të cilin është angazhuar një konsulent i cili ka bërë analiza strukturore dhe energjetike për rinovimin e 9 konvikteve studentore.

Edhe nga ministrja e Financave dhe nga ambasadori Gerberih u theksua se bashkëpunimi midis dy vendeve do të thellohet edhe në të ardhmen, veçanërisht në planin ekonomik.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.