3 tetor 2019, Shkup – Zëvendës ministrja e financave, Shiret Elezi sot është takuar me drejtuesen e re të Zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Ballkanin Perëndimor, Stephanie Eble,  në drejtim të bashkëpunimit dhe partneritetit të mirë që ka vendi me FMN.

Në takim u diskutua mbi gjendjen e ekonomisë, si dhe reformat dhe masat që Qeveria po ndërmerr për të zgjidhur sfidat kryesore. U diskutua gjithashtu për ndihmën teknike të ofruar nga Fondi për vendin në drejtim të shërbimeve këshilluese për institucionet.

Elezi theksoi se situata makroekonomike është e qëndrueshme, ashtu si dhe parashikimi i rritjes këtë vit u rishikua nga 3.2% në 3.5%.

 

Zëvendës ministrja tha se Ministria e financave po merr masa për të ulur ekonominë gri. Ajo tregoi edhe për masën e TVSHime, e cila rimburson 15% të TVSH-së së mbledhur te qytetarët, dhe tha se tashmë po jep rezultate pasi mbledhja e TVSH-së është rritur. Si masë tjetër, zëvendës ministrja përshkroi edhe kufirin ligjor për pagesa kash.

U diskutua gjithashtu edhe për vlerësimin e menaxhimit të investimeve publike, që do të fillojë të zbatohet së bashku me FMN vitin e ardhshëm, si një nga mjetet për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e investimeve publike.

 

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.