Kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social
Fondet nga kontributet janë detyrime publike të cilat kontrollohen nga Ministria e Financave dhe janë në dispozicion të institucioneve për sigurim të detyrueshëm social, të përcaktuara me ligje që e rregullojnë sistemin e sigurimit të detyrueshëm social, për qëllime të përcaktuara në përputhje me ato ligje.
Në grupin e sigurimit të detyrueshëm social bëjnë pjesë:
- sigurim invalidor dhe pensional në bazë të pagesës aktuale;
- sigurim pensional të detyrueshëm financiar kapital;
- stazh për sigurim që llogaritet me afat të zgjatur;
- sigurim shëndetësor dhe
- sigurim në rast të papunësisë.
Detyrues për pagimin e kontributeve është i siguruari në emër të të cilit dhe për llogari të të cilit paguhen kontributet, ndërsa i detyrues për llogaritjen dhe pagesën e kontributeve është punëdhënësi, personi i vetëpunësuar, bujku individual, person zyrtar fetar, institucionet shtetërore, organi ose organizatori i cili ka një detyrim në kurriz dhe në llogari të detyruesit për pagesën e kontributeve, ti llogarisë, mbaj dhe paguaj kontributet;
Norma sipas të cilave llogariten dhe paguhen kontributet janë:
- 18% për sigurim të detyrueshëm pensional dhe inavalidor;
- 4% normë të kontributit për invaliditet dhe dëmtim trupor të shkaktuar nga lëndimi në punë ose sëmundja profesionale;
- 7.3% për sigurim të detyrueshëm shëndetësor;
- 13% për sigurim të detyrueshëm shëndetësor për shfrytëzuesin obligues të pensionit të vendit dhe / ose të huaj që paguan kontributin mbi shumën e pensionit;
- 0.5% shkallë për kontribut shtesë për sigurim të detyrueshëm shëndetësor në rast të lëndimit në punë apo sëmundjes profesionale dhe
- 1.2% për kontribut të detyrueshëm për sigurim në rast të papunësisë.