Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) www.ebrd.com u themelua në vitin 1991 me seli në Londër me qëllim të financimit të projekteve strukturore në vendet ishsocialiste të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke mbështetur tranzicionin e tyre drejt ekonomisë së tregut dhe ngritjen e shoqërive demokratike.

Aktualisht, BERZH-i konsiderohet si një nga investitorët më të mëdhenj në rajon, duke tërhequr investime të huaja direkte si rezultat i financimit të saj. Banka është në pronësi të vendeve të saj anëtare, përkatësisht 65 vende, ndër të cilat edhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe 2 institucione ndërqeveritare (http://www.ebrd.com/pages/about/who/shareholders.shtml).  Kapitali i Bankës sigurohet nga vendet anëtare të saj. Sidoqoftë, edhe përveç faktit që vendet anëtare veprojnë si aksionerë, BERZH-i investon jo vetëm në sektorin publik por edhe në sektorin privat.

BERZH-i siguron financim për bankat, industritë dhe bizneset, përkatësisht financimin e investimeve të reja dhe investimeve në kompanitë ekzistuese. Përveç kësaj, BERZH-i punon me ndërmarrje që janë në pronësi shtetërore, përkatësisht ndihmon privatizimin e tyre, ristrukturimin dhe përmirësimin e shërbimeve komunale. Mandati i BERZH-it shihet qartë se Banka punon me vendet e përkushtuara ndaj parimeve demokratike. BERZH-i gjithashtu thekson politikën e mbrojtjes së mjedisit jetësor e cila është pjesë e të gjitha investimeve të BERZH-it.

BERZH-i është aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut që nga viti 1993 dhe është një nga investitorët më të mëdhenj në vend. Bashkëpunimi i BERZH-it me Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvillohet në kuadër të sektorëve prioritare dhe qëllimeve të përcaktuara në Strategjinë për bashkëpunim tëBERZH-t me Republikën e Maqedonisë së Veriut 2019-2024, e cila u miratua më datë 28.05.2019 nga Bordi Drejtues i BERZH-it. Strategjia përqendrohet në 3 fushat e mëposhtme:

  1. Mbështetja e konkurrencës duke përmirësuar zinxhirët e vlerave, duke përmirësuar aftësitë e fuqisë punëtore dhe duke forcuar menaxhimin;
  2. Forcimi i integrimit rajonal, “lidhja e butë” dhe mbështetja e afrimit drejt BE-së; dhe
  3. Mbështetja e tranzicionit në një “ekonomi të gjelbër” përmes përzierjes së qëndrueshme energjetike dhe efikasitetit më të madh të burimeve.

 

Projektet rrjedhëse të financuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.

Close Search Window