Marrëdhëniet financiare ndërkombëtare bazohen në bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare dhe bilaterale, i cili përfshin komunikimin dhe koordinimin me këto institucione në lidhje me aktivitetet e nevojshme për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të financuara me hua dhe donacione të jashtme, përgatitjen dhe organizimin e të gjitha fazave të procedurës për nënshkrimin e marrëveshjeve të huasë dhe marrëveshjeve të garancisë, si dhe monitorimin e nivelit të realizimit të këtyre projekteve dhe propozimin e aktiviteteve dhe masave për tejkalimin e problemeve që lindin gjatë përgatitjes dhe zbatimit të tyre.

Bashkëpunimi me BE-në përfshin:

– Menaxhimin e decentralizuar të fondeve nga Bashkimi Evropian;

– Monitorimin e statusit të zbatimit të masave dhe aktiviteteve të Programit nacional për harmonizim me të drejtën e BE-së (NPAA) për zbatimin e të cilit është përgjegjës Ministria  e Financave dhe koordinimin e aktiviteteve në lidhje me përgatitjen e dokumenteve që dalin nga procesi i anëtarësimit në BE dhe aktivitete të tjera në lidhje me integrimin e vendit në BE.

Financat ndërkombetare

Ky lajm është në dispozicion edhe në: English

Comments are closed.