Кumtesa|

16 dhjetor 2020, Shkup – Të sigurohet drejtësi më e madhe në tatimim, mbledhje më e mirë e të hyrave, sistem tatimor që do të inkurajojë investime dhe inovacione dhe me këtë edhe  rritjen ekonomike, përgjegjësi më të madhe tatimore (ngritja e vetëdijes për nevojën e pagimit të taksave),   transparencë më e lartë, cilësi më të lartë të shërbimeve, dixhitalizimi dhe tatimim i gjelbër,  janë prioritetet e Strategjisë pesë-vjeçare për reformën e sistemit tatimor, për të cilën sot u organizua një diskutim publik në Ministrinë e Financave, me institucione, publikun nga sfera e biznesit atë joqeveritar dhe  ekspertë, në të cilin mori pjesë Ministri i Financave Fatmir Besimi.

Në fjalimin e tij, ministri Besimi theksoi se kriza nga Kovid sjell një pasiguri të madhe, por pasiguria dhe rreziku mund të zvogëlohen nëse identifikohen të gjithë skenarët e mundshëm dhe përgatitet një përgjigje e përshtatshme.

– Strategjia e reformës së sistemit tatimor është një pjesë integrale e politikës më të gjerë afatmesme të rritjes së përshpejtuar. Ajo përcakton drejtimet e përgjithshme për realizimin e anës së të hyrave të buxhetit dhe dizajnimin me kujdes të barrës tatimore. Si të arrihen disa nga qëllimet thelbësore, pra zvogëlimi i ekonomisë informale, zvogëlimi i pabarazisë ekonomike, tejkalimi i vështirësive në mbledhjen e të hyrave publike, adresimi i teknikave të sofistikuara për shmangien e taksave, si dhe duke iu përgjigjur sfidave të mbrojtjes së mjedisit dhe teknologjive të reja dhe në përgjithësi krijimin e një sistemi tatimor që do të mbështesë investimet dhe inovacionin, dhe me këtë edhe  aktivitetin ekonomik dhe rritjen e përshpejtuar. Qëllimi i kësaj Strategjie – në sinergji me strategji dhe politika të tjera – është të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për këto probleme – tha Besimi.

 Nga aspekti i një drejtësie më të madhe në tatimimin, në diskutimit, u theksua se fokusi kryesor do të jetë vendosja e drejtësisë vertikale.

Gjithashtu u theksua nevoja për të rritur ndërgjegjësimin e taksapaguesve për të përmbushur detyrimet e tyre, si dhe përfitimet nga ato.

Në mënyrë që të sigurohet një transparencë më e madhe, parashikohen aktivitete për shkëmbimin e informacionit midis autoriteteve tatimore dhe subjekteve të tjera, të cilat do të bazohen kryesisht në shërbimet elektronike. Në të njëjtën kohë, cilësia e shërbimeve do të përmirësohet në një mënyrë që thjeshton dhe shpejton procedurat dhe zvogëlon barrën administrative. Në atë drejtim, do të realizohet edhe prioriteti  për dixhitalizimin e proceseve.

Në bazë të Strategjisë, u tha se , është planifikuar që çdo vit, të bëhen plane aksionale  me masa specifike të veprimit.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.