Кumtesa|

17 dhjetor 2020, Shkup – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, realizoi takim me ambasadorin e Francës në vend, Siril Bomgartner. Ministri e informoi ambasadorin për planin ekonomik të Qeverisë për ballafaqimin me krizën, si dhe për reformat dhe strategjitë kyqe që përpilohen në kuadër të Ministrisë të cilat duhet të mundësojnë rritje të përshpejtuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Strategjia për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar (SmartER Growth), Strategjia Fiskale dhe Plani i investimeve publike 2021 – 2025, si strategjitë kryesore mbi të cilat bazohet Buxheti për vitin 2021, paraqesin bazë të fuqishme për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme, arritjen e nivelit të ekonomisë në periudhën para krizës në gjysmën e dytë të vitit 2022 dhe sigurimin e dinamikës më të shpejtë të rritjes ekonomike e cila në vitin 2025 pritet të arrijë 5.9%, theksoi ministri Besimi.

Ambasadori i përshëndeti reformat e zbatuara nga Qeveria.

Të dyja palët theksuan se në të ardhmen do të angazhohen për intensifikimin e bashkëpunimit në planin ekonomik, me ç’rast rëndësi të madhe ka nënshkrimi i Marrëveshjes ndërmjet dy qeverive për krijimin e Agjencisë franceze për zhvillim (AFZH).

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.