23 dhjetor 2020, Shkup – Zoran Furnaxhiski nga Berova është fituesi i shpërblimit kryesor prej një milionë denarë, në lojën shpërblyese Tvsh-jaIme, #ShpërblimiIm, në shortin publik i cili u mbajt të shtunën në mbrëmje në televizionin Kanal 5.
Në këtë raund, i cili është edhe i fundit i lojës shpërblyese, janë tërhequr 15 fituesit e fundit të shpërblimeve mujore prej 20 mijë denarë: Stojan Bozhinovski, Risto Traevski, Muamer Drpljanin dhe Gëzim Megashi nga Shkupi, Naum Apostolloski nga Ohri, Nikollçe Stojanovski, Draganço Gulevski, Sonja Grozdanovska nga Manastiri, Natalija Mitreska nga Gostivari, Sllobodan Joshev nga Negotina, Jovanka Gjorgjieska nga Kërçova, Zurije Sulejmani dhe Predrag Gjorkovski nga Tetova, Danijella Relja nga Kumanova, si dhe Vera Janeva nga Ohri.
Emrat e fituesve janë publikuar në ueb faqen e internetit të Lotarisë Shtetërore në këtë link: https://www.loto.mk/MojaNagradaRezultati