Кumtesa|

9 shkurt 2021, Shkup – Masat nga pakoja e pestë parashikojnë grante për rezultate pozitive ekonomike,  mbështetje financiare për eksportet, rritje të ndjeshme për qasje në kredi dhe mjete likuide përmes fondeve – domethënë një seri masash që do të mbështesin komponentin e zhvillimit dhe do të gjenerojnë rritje, shkruan në kolumnën e tij Ministri i Financave Fatmir Besimi. Ai thekson se pakoja ee re  e masave, e cila duhet të miratohet së shpejti, tani më  synon revitalizimin dhe zhvillimin.

Pakoja e  pestë e masave anti-krizë u krijua duke u bazuar në synimet për të inkurajuar rezultate pozitive të biznesit, për të mbështetur aktivitetin e eksportit, për të mbështetur qasjen e kompanive  deri tek  kapitali, për të inkurajuar aktivitetin e investimeve, për të përmirësuar konkurrencën, investimet në kapitalin njerëzor, dixhitalizimin dhe investimet në inovacion dhe zhvillim, dmth të mbështesim revitalizimin dhe zhvillimin – shkruan Besimi.

Ai thekson se periudha ardhshme do të përqendrohet në tre qëllime kryesore: ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, sigurimet sociale  dhe mbështetjen e ekonomisë. Ai potencon se politika fiskale është e përqendruar në këto sfera, kështu që në buxhetin e vitit 2021 janë ndarë mbi 640 milion euro për shëndetësinë, rreth 1.5 miliardë euro për mbështetjen sociale dhe mbi 1.4 miliardë euro për të mbështetur zhvillimin ekonomik.

Besimi shprehet se financat SMART janë koncepti që do të japë rezultate drejt rivitalizimittë ekonomisë, përmes një strategjie gjithëpërfshirëse dhe planit për zbatim, monitorim vigjilent të rezultateve dhe matjen e ndikimit të tyre.

Lexoni tekstin e plotë në linkun vijues: https://finance.gov.mk/2021/02/08/kalimi-nga-shpetimi-ne-drejtim-te-rivitalizimit-dhe-rritjes-me-te-shpejte-ekonomike/?lang=sq

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *