Кumtesa|

16 shkurt 2021, Shkup – Pakoja e pestë përmban  në total 29 masa, me vlerë prej 9.7 miliard denarë ose rreth 160 milion euro, nga të cilat 91.7 milion kanë implikime direkte fiskale.

-Masat janë ndarë në 4 shtylla kryesore:

  1. Mbështetja financiare e drejtpërdrejtë për kompanitë në mënyrë që të mbajnë punëtorët në vendet e tyre të punës në sektorët e turizmit, zejtarisë, hotelierisë, transportit, industrisë për organizimin e ngjarjeve.
  2. Mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat me kredi pa kamat për të mbajtur dhe rritur numrin e të punësuarve.
  3. Krijimi i ambienteve biznesi më të favorshëm duke bërë ripërcaktimin sistemor të tarifave doganore, duke ulur detyrimet para-fiskale dhe lehtësimin e taksave dhe prolongimin e disa detyrimeve publike
  4. Mbështetje për qytetarët.

Lista e masave të miratuara:

  1. Mbështetja financiare e pagave për punëtorët për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021, 1.9 miliard denarë me përfshirje prej rreth 60.000 punëtorë në muaj. Mbështetja financiare do të jetë në shumën prej 14.500 deri 21.776 denarë për pagë mujore për punëtorë, për të mbështetur vendet e punës në ndërmarrjet vendore varësisht se cila kompani ka rënie të të ardhurave gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2020 dhe janar të vitit 2021 krahasuar me muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2019 dhe janar të vitit 2020 – kështu që tre muaj identikë krahasohen me tre muaj identikë të një viti më parë.
  2. Kredi pa kamat për ndërmarrjet në fushat e turizmit, zejtarisë, hotelierisë, transportit, industrisë për organizimin e ngjarjeve, institucioneve shëndetësore private, etj. , përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Kjo masë është në vlerë prej 615 milion denarë dhe mund të aplikohet gjatë vitit 2021. Kjo masë vlen si për të vetëpunësuarit ashtu edhe për institucionet private shëndetësore. Në varësi të vëllimit të përgjithshëm më të madh të punës dhe fitimit të shtuar, kompanitë do të kenë mundësinë të marrin pjesë të pakthyeshme të kredisë nga 30% në 50% të vetë kredisë.
  3. Mbështetje financiare për 120 radiodifuzerë në vlerë prej 50 milion denarë për vitin 2021. Me këtë masë, 120 radiodifuzerë, radio dhe televizione që kanë leje aktive për transmetimin e programeve radiotelevizive do të lirohen nga tarifa vjetore e lejes.
  4. Lirimi nga tarifa e frekuencës multiplex për tërë vitin 2021. Kjo masë mbulon radiodifuzerët e vendit të cilëve do të ju mbulohen kostot për vitin 2021 për multipleksin digjital tokësor dhe liçencën e radiodifuzive. Ky vendim është në përputhje me Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe synon të zbusë pasojat ekonomike në sektorin e radiodifuzivë të mediave të shkaktuara nga koronavirusi.
  5. Mbështetje financiare për zejtarët e regjistruar për vitin 2021. Zejtarët do të lejohen që vendimi për akontacion të pagesës të tatimit mbi të ardhurat personale të ulet me 50% në vitin 2021 krahasuar me vendimin nga viti 2020.
  6. Mbështetje financiare për qytetarët duke prolonguar masën për pagesën e tatimit mbi të ardhurat personale deri më 30 qershor të vitit 2021. Vlera për këtë masë është 15 milion denarë dhe grup i targetuar janë të vetëpunësuarit të cilët sipas Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat Personale u liruan nga pagesa e akontacioneve deri më 31 Mars të vitit 2021.
  7. Mbështetje financiare për transportuesit ndërkombëtarë, mbështetje për kompanitë numri i përgjithshëm i të punësuarve të të cilave është rreth një mijë dhe të cilët janë regjistruar në regjistrin e transportuesve të evidentuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të rregullt ose të lirë të udhëtarëve.
  8. Mbështetje financiare nga 3.000 deri në 10.000 euro për kompanitë që kanë rënie të të ardhurave në vitin 2020 me më shumë se 50% krahasuar me vitin 2019. Ai do të realizohet hap pas hapi në varësi të rënies së të ardhurave prej 50% dhe më lart dhe sigurohet për kompanitë e regjistruara që kryejnë transportin e udhëtarëve. Shuma për realizimin e kësaj mase është 40 milion denarë për rreth 200 shfrytëzues.
  9. Skema e garancisë kreditore në vlerë prej 307.5 milion denarë. Kjo masë do të krijojë linjë të re të garancisë kreditore në vlerë prej 5 milion euro, shpërndarë përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Shteti pritet të jetë garantuesi i kredive që kompanitë do të marrin nga bankat tregtare në shumën prej rreth 30 milion euro.
  10. Zgjatja e grejs periudhës për pagesën e detyrimeve për përdoruesit e kredive nga linja kreditore “Kovid 2” pranë Bankës Zhvillimore deri në fund të vitit 2021.
  11. Mbështetje për industrinë dhe operatorët për organizimin e ngjarjeve për realizimin e projekteve me interes të jashtëzakonshëm publik dhe shtetëror në vlerë prej 61 milion denarë. Kjo masë është planifikuar për personat juridik që organizojnë ngjarje publike, Agjenci të marketingut dhe eventeve, prodhime dhe operatorë të tjerë në industri për organizimin e eventeve, të cilat, ndër të tjera, do të punësojnë interpretues, edukatorë, punonjës të kulturës, artistë, muzikantë dhe profesione të tjera nga këto ngjarje të industrisë që janë të prekura drejtpërdrejt nga pandemia. Programi do të zbatohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë me ç’rast aplikantët respektivisht operatorët që organizojnë ngjarje publike do të duhet t’u përmbahen kritereve si në vazhdim: së pari, ngjarjet në një temë të caktuar me interes të jashtëzakonshëm publik dhe shtetëror, së dyti duke siguruar dukshmëri të ngjarjeve për publikun e gjerë përmes partneriteteve me televizione kombëtare dhe televizione të tjera dhe përmes llojeve të tjera të medias dhe e treta – duke përfshirë interpretues, edukatorë, operatorë kulturorë, artistë, muzikantë dhe të tjerë në prodhimin e përmbajtjes brenda ngjarjeve me interes publik.
  12. Mbështetja financiare e hoteleve që veprojnë jashtë qendrave turistike. Shuma është 64.6 milion denarë për vitin 2021. Mbështetja do të llogaritet sipas shtretërve të regjistruar në hotele dhe në përputhje me metodologjinë e kategorizimit që do të përcaktohet nga Ministria e Ekonomisë.
  13. Mbështetje financiare përmes themelimit të Fondit për mbështetjen e kompanive të eksportit në vlerë prej 615 milion denarë, i cili do të themelohet përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Këto janë produkte të lira kreditore për kompanitë që eksportojnë pjesën më të madhe të prodhimit të tyre.
  14. Mbështetje për klubet sportive. Parashikohet që 33% e shumës që klubet sportive marrin nën sistemin e vauçerit do të paguhen nga buxheti në fillim të vitit. Kjo masë është në vlerë prej 184.5 milion denarë. Për vitin 2020, përmes këtij sistemi për përjashtimet nga tatimet që shkojnë në klubet sportive, janë përdorur rreth 9.2 milion euro, sipas të dhënave të Agjencisë për Rini dhe Sporte.
  15. Heqja e tarifave doganore për 71 lëndë të parë deri në fund të vitit 2021. Bëhet fjalë për masë autonome për kompanitë e orientuara drejt eksportit me implikime fiskale nga lirimi në vlerë prej 436.6 milion denarë.
  16. Heqja ose ulja e tarifave doganore për 31 lëndë të parë dhe mish. Implikimet fiskale të kësaj mase janë 228.2 milion denarë.
  17. Pajtueshmëria me rregullat dhe trajtimin doganor të produkteve dhe shërbimeve në tregun e Maqedonisë së Veriut me tregun e vetëm të Bashkimit Evropian dhe tregjet e vendeve anëtare të Organizatës botërore të tregtisë. Implikimet fiskale të vlerësuara janë rreth 615 milion denarë.
  18. Lirojmë kushtet për 245 kompani që kanë kontrata aktive, si dhe për kompani potencialisht të reja që do të investojnë në përputhje me Ligjin për Mbështetjen e Investimeve Financiare.
  19. Mbështetje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe për institucionet private të kujdesit shëndetësor përmes ndihmës së bashkëfinancuar për zhvillimin teknologjik për rritjen e përshpejtuar ekonomike në periudhën e kovidit – përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në vlerë prej 369 milion denarë. Qëllimi është të sigurojë mbështetje financiare për zhvillimin teknologjik të ndërmarrjeve dhe objekteve private shëndetësore për rritjen e përshpejtuar ekonomike.
  20. Transferimi i fondeve nga bllok-dotacionet që komunat kanë kursyer ose janë të papërdorura gjatë vitit 2020 dhe 2021 për investime kapitale.
  21. Mbështetje financiare për prodhuesit e duhanit në mënyrë që të parandalohen pasojat e kufizimeve në transport dhe tregti, si dhe rënia e konsumit të produkteve të duhanit në të gjithë botën. Vlera e kësaj mase është 307.5 milion denarë për vitin 2021.

Pjesën kryesore të cilën e kan borxh më tepër se tre muaj në bazë të shërbimeve të dhëna komunale dhe të tjera publike, tatime dhe tatimin në pronë, do të riprogramohet për pagesë në 12 muajt e ardhshëm. Realizimi i masës do të bëhet përmes shpalljes së thirrjes publike, me zgjatje 5 muaj, brenda së cilës qytetarët do të kërkojnë riprogramimin e borxheve.

  1. Fshirja e kamatës të qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe ndërmarrjeve. Kjo masë me ndryshime ligjore do të urdhërojë Kompanitë e Shërbimeve Publike, Ndërmarrjet Publike dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, si dhe komunat dhe të gjitha institucionet e tjera nga aktivitetet publike të falin dhe të shlyajnë borxhet e qytetarëve në bazë të interesit në shuma prej 100%. Kjo vlen për të gjithë individët në vendin tonë. Kryegjëja borxh për më shumë se tre muaj në bazë të shërbimeve të dorëzuara dhe shërbimeve të tjera publike, taksave dhe tatimit në pronë, mund të planifikohet për pagesë gjatë një periudhe prej 12 muajsh.
  2. Mbështetje financiare për profesionistët shëndetësorë të cilët nuk ishin përfshirë nga pakoja e tretë e masave. Ky është një numër i vogël i përdoruesve, dhe sigurohet shuma prej 570 mijë denarë. Fondet janë të destinuara për punëtorët shëndetësorë nga spitalet në Strumicë dhe Gostivar.
  3. Vazhdimi i licencave dhe lejeve për një vit të subjekteve të tilla si: klube nate, kabare, vendgjueti, aeroporte dhe të ngjashme. Masa do të zbatohet me thirrje publike nga të gjitha institucionet përkatëse dhe do të mundësojë shtrirjen e së drejtës për përdorim pa kompensim. Përjashtime nga kjo masë janë: koncesionarët e minierave, minierat e rërës dhe zhavorrit, kazinotë, makinat e fatit dhe dyqanet e basteve.
  4. Lirim nga detyrimet kontraktuale, më saktësisht lirim nga pagesa e gjobave për kompanitë që kanë nënshkruar kontrata me Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, dhe ato ofrojnë një klauzolë për pagimin e gjobave për problemet gjatë implementimit. Me një vendim të këshillit komunal është dhënë një mundësi për të prolonguar zbatimin e së njëjtës dispozitë në minimum prej 1 viti nga tani.
  5. Mbështetje për përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit të cilët dështuan të aplikojnë për thirrjen nga pakoja e katërt e masave në vlerë prej 40 milion denarë.
  6. Mbështetje financiare për sipërmarrësit romë përmes krijimit të një “Fondi Meching për Sipërmarrjen për Romët”. Vlera e kësaj mase është 123 milion denarë për vitin 2021, dhe është synuara kryesisht për mikro dhe ndërmarrjet e vogla që kanë rreziqe në veprim. Gjithashtu, qëllimi është që një pjesë e madhe e kësaj kategorie të rrezikuar të qytetarëve të marrin mbështetje financiare për të zyrtarizuar veprimtarinë e tyre. Programi rajonal i romëve REDI ka caktuar shumë prej rreth 1 milion euro për Maqedoninë e Veriut, për të cilën ne jemi shumë mirënjohës, dhe pjesëmarrja jonë financiare në këtë fond pritet të jetë në një nivel të ngjashëm.
  7. Rritja e pragut të lirimit të taksave me tatimin mbi fitimin e regresit për pushim vjetor ekzistues nga 40% në 80%. Masa përfshin kompanitë që janë të detyruara t’u paguajnë regres punonjësve të tyre.
  8. Mbështetje për transformimin dixhital të bizneseve që kanë nivel të ulët të dixhitalizimit me qëllim të përshpejtimit të rijetëzimit pas-covid. Kjo masë përfshin një seri përfitimesh të synuara për ndërmarrjet e vogla dhe mikro në shumën totale prej 25 milion denarë për vitin 2021.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *