Кumtesa|

17 Mars 2021, Shkup – Transparenca fiskale është niveli më i lartë i kontrollit fiskal dhe pavarësisht nga situata aktuale, duhet vazhdimisht të punohet në përmirësimin e tij, si pjesë e ndërtimit të një sistemi më të mirë të financave publike dhe në drejtim të zhvillimit të përshpejtuar ekonomik . Zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, në intervistën si i ftuar në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, theksoi se ka përfitime të shumta nga mjeti i ri për transparenc i ministrisë së Financave “Numërues Fiskal”, për sa i përket performancës më të mirë për realizimin e buxhetit, si dhe për informimin e opinionit.

– “Numëruesi Fiskal” është mjeti i ri për transparencën e ministrisë së Financave me të dhëna me frekuencë të lartë, që tregon në bazë ditore të ardhurat, shpenzimet në buxhet dhe realizimin e shpenzimeve kapitale, ndërsa në baza mujore shfaq borxhin shtetëror. Qëllimi i këtij mjeti, publikuar në faqen e internetit të Ministrisë, është të hap më tej Buxhetin për opinionin dhe të arrijë një nivel më të lartë të transparencës fiskale. Transparenca fiskale është niveli më i lartë i kontrollit mbi financat publike, pasi ofron informacion që krijon opinionin publik, që nga ana tjetër ka një shkallë të lartë të fuqisë korrigjuese. Krijimi i një sistemi më të mirë të financave publike konsiston, ndër të tjera, në aktivitete të vazhdueshme që synojnë ngritjen e transparencës fiskale, thotë Kovaçevski.

Ai tregon se mjeti, në baza ditore, tregon mbushjen e buxhetit të shtetit, si dhe anën e shpenzimeve të Buxhetit, më saktësisht kumulative nga fillimi i vitit deri në datën specifike të publikimit, si dhe shkalla e realizimit në lidhje me planin. Po ashtu, realizimi i shpenzimeve kapitale paraqitet në baza ditore.

– Ju e dini që në planin pesë vjeçar të ministrisë së Financave, i cili u zhvillua për herë të parë në një kornizë kaq afatmesme, ne prezantuam një mekanizëm të ri për monitorimin dhe menaxhimin e shpenzimeve kapitale, në mënyrë që ato të realizohen në një nivel më të lartë, kështu që në këtë mënyrë bëhet presion mbi të gjitha institucionet për realizimin më të mirë, tha zëvendësministri i Financave.

Njëkohësisht, ai theksoi se borxhi shtetëror do të publikohet në baza mujore përmes mjetit të ri, pra me një frekuencë më të lartë se më parë, kur i njejti është publikuar në baza tremujore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *